• |
ide | kryesore

Veliaj kujtohet për ditëlindjen e aktores, kyç gojën për drejtorët e tij hajdutë

Arkiva, Lajme, Të fundit
veliaj qato molla



Aktorja Margarita Xhepa, feston sot 90-vjetorin e lindjes. Një urim me këtë rast i ka ardhur edhe nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Po të ishim në kushte normale dhe Bashkia Tiranë të mos ishte një gropë e zezë korrupsioni e shpërdorimi detyre, ky urim do të ishte një gjë krejt normale.

E vërteta është në fakt se kryebashkiaku i Tiranës ka kyçur gojën për drejtorët e tij që pasi zhvatën mbi 20 milionë euro nëpër tendera tashmë janë të arrestuar. Ai s’ka asnjë koment për këta.

Njësoj si shefi i tij Edi Rama edhe Erion Veliaj ka zgjedhur të mbrohet në heshtje të turpshme e sipas parimit të kryeministrit se ai s’ka dijeni për ata që hanë dardhë e mollë prapa krahëve të tij.

“Urime nga zemra ditëlindjen 🎂 Margarita Xhepa, artiste e madhe dhe ikonë e artit shqiptar!”, shkruan Veliaj.

Kryebashkiaku i zhytur në korrupsion e i kapur me “preshë në duar” me kupolën e tij tenton të sfumojë aferat dhe të largojë përgjegjësinë nga vetja. Çfarëdo që të bëjë, Erion Veliaj nuk i ikën dot më kurrë damkës si hajdut me çizme nëse nuk jep llogari përpara drejtësisë. ©LAPSI.al



8 Comments

  1. Ky do paguaje edhe per Ramen me duket. Eshte kaq makut primitiv e person i shemtuar saqe Rama do ta shese sa me pare per te mbyllur gropat e veta..

  2. Idiotet e dobishem, si gazetare te Lapsit, dhe komentuesit, duhet te keni nje fare llogjike fillestare te arsyetuarit. Cfare lidhje ka midis urimit te kryetarit te bashkise per ditelindjen e aktores se njohur me heshtjen e tij per rastin e akuzave te korupsionit per drejtoret e bashkise. Bushat- e ke ulur cilesine e Laspit ne nivelin e nje gazete te nje shtepije publike. Mos flasim pastaj per nivelin e komentuesit idiot te dobishem tipik te Lapsit si Namyti

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      Sa qibar qenke mor torrollak, ku jeton!? kësaj logores tënde i thonë:”Stambolli digjet e kurva krihet”!

    2. Urimi i dale nga goja e zvarranikut eshte mallkim, o shoku safetit, o kar me zile. Ti duhesh rafur me erion brace, buzeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *