• |
ide | kryesore

Akuzohet për Inceneratorin e Tiranës/ GJKKO rrëzon kërkesën e Bllakos, mbetet në burg

Lajme, Të fundit
Alqi Bllako



Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-deputetit socialist Alqi Bllako për ndryshimin e masës së sigurisë. Mësohet se Bllako i kërkoi GJKKO-së ndryshim të masës së sigurisë me argumentimin se kanë tejkaluar afatet e informacionit dy mujor të prokurorisë për të informuar palët mbi hetimet.

Por ish-sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, që ndodhet në burg para caktimit të kësaj mase pasi është dënuar me 2 vite e 8 për inceneratorin e Fierit, i është rrëzuar kërkesa nga Gjykata, ndërsa kundër Bllakos u shpreh edhe SPAK këtë të mërkurë.

Alqi Bllako është i pandehur për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” në dosjen e inceneratorit të Fierit dhe të Tiranës. Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako akuzohet se ka përfituar afro 14 milion e 600 mijë lekë pasi ka falsifikuar dokumente për të shpronësuar një tokë për ta kthyer nga një tokë arë në truall në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka e kryetarin e shpronësimeve, Pëllumb Abeshi. Por, Koka ndodhet pas hekurave për këtë çështje prej më shumë se dy muajsh, edhe pse e ka apeluar disa herë masën e sigurisë duke përdorur si justifikim edhe gjendjen e tij shëndetësore.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *