• |
ide | kryesore

Anya Taylor-Joy konfirmon martesën e fshehtë me aktorin

Paparazzi



Anya Taylor-Joy ka konfirmuar se është martuar në fshehtësi me partnerin e saj Malcolm McRae në vitin 2022, në Nju Orlins.

Protagonistja e “The Queen’s Gambit” u tha fansave se është martuar me “shokun e saj të ngushtë” në një ceremoni në ditën e 1 Prillit të dy viteve më parë.

Magjia e asaj dite është gdhendur përgjithmonë në çdo qelizë të qenies time. Gëzuar përvjetorin e dytë dashuria ime…  je më i miri”, shkroi aktorja në Instagram. Në postim Anya përfshiu edhe disa foto nga ceremonia e cila ishte krijuar mbi tematikën e vampirëve ku tortat ishin në formë zemre të vendosura mes një ‘pellgu gjaku’.

 

 

Cara Delevingne ishte një prej të ftuarave në dasmë, ndërsa fustani ishte dizenjuar nga Dior. Edhe bashkëshorti i Taylor-Joy, Malcolm postoi disa momente në rrjetet sociale shoqëruar nga një dedikim. “Të dua tani dhe në një farë mënyre të kam dashur gjithnjë dhe disi, s’do të mbarojë kurrë”. Në tetor, çifti bëri një dasmë  në Venecia ku ishin të pranishëm të gjithë miqtë e tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *