• |
ide | kryesore

Drogē nga Kolumbia në Itali/ Arrestohen 7 shqiptarë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Milano, vjeçari, køkainë, gruan, Itali, Amerika, Itali



22 persona janë arrestuar në kuadër të një operacioni të koordinuar nga Europol në Itali, që si bazë ka deshifrimin e komunikimeve në aplikacionin “SKY ECC”.

Bëhet fjalë për një grup kriminal të trafikut ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latina, të akuzuar për qindra kg drogë të kapura.

7 nga të arrestuarit janë shtetas shqiptarë, 2 kolumbianë, 1 domenikan dhe të tjerët italianë. Gjashtë nga të arrestuarit akuzohen si anëtarë të një grupi kriminal, që funksionon që nga viti 2014 në Genova, si dhe në Panama, Kolumbi dhe Venezuelë.

Grupi drejtohej nga Gabriele Puleo, i cili kishte një rrjet kontaktesh me organizatat e trafikut të drogës në Amerikën e Jugut edhe pas arrestimit të tij më 7.10.2015 pas sekuestrimit të një sasie të konsiderueshme kokaine.

Të dyshuarit akuzohen për 9 raste të importit të kokainës nga Kolumbia, Republika Domenikane, Panama, e karakterizuar nga transnacionaliteti, për një total prej rreth 670 kg dhe një vlerë tregu rreth 25 milionë euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *