• |
ide | kryesore

“Hajde se burri nuk është”/ Burri zbulon tradhtinë e gruas nga fjalët e papagajve

Arkiva, Lapsi Leaks
gruas



Shumë njerëz janë habitur kur kanë parë dy papagaj para hyrjes së gjykatës së Stambollit në Turqi. Duket e pabesueshme, por ata po shkonin të dëshmonin në një çështje divorci. Ishte një bashkëshort i tradhtuar që i donte ata dëshmitarë ndaj gruas së tij në sallën e gjyqit.

“Burri nuk është në shtëpi. Hajde”, – përsërisin dy zogjtë që e bënë kështu burrin të zbulojë tradhtinë e gruas së tij. Dhe ndaj në betejën ligjore, dy zogjtë morën rolin e protagonistëve. Për të konfirmuar rëndësinë e rolit të tyre, një foto, e cila është bërë virale në rrjetet sociale, i portretizon ata përpara Pallatit të Drejtësisë.

Me dy papagajtë në gjyq, të thirrur për të dëshmuar për tradhtinë bashkëshortore të gruas, a do të mundet i shoqi të vërtetojë akuzën? Tashmë fjalën e fundit e ka gjyqtari. Në Turqi, divorci, sipas Kodit Civil turk, mund të kërkohet nga njëri ose të dy bashkëshortët. Ndër shkaqet e zgjidhjes së martesës përfshihet edhe tradhtia bashkëshortore.

Nuk është hera e parë që papagajtë janë treguar të dobishëm në situata të veçanta “gjyqësore” dhe që të hyjnë në sallat e gjyqit, të thirrur për të dëshmuar në gjykatë. Madje ata kanë qenë dëshmitarë edhe në raste vrasjesh. Një nga këta zogj ishte edhe motiv i një krimi mes dy fqinjëve në Cagliari të Italisë, në vitin 2017. Vrasësi u dënua me 22 vjet burg. ©LAPSI.al

Turchia, pappagalli per scoprire tradimento: portati in tribunale



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *