• |
ide | kryesore

Jorida Tabaku: Modeli i kalbur ekonomik nuk pasuron shqiptarët, as me 10 milionë turistë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka analizuar raportin e INSTAT në lidhje me rritjen ekonomike të vendit që ishte në 3.38% duke qenë shumë më poshtë se sa pritshmëritë e FMN dhe qeverisë për vitin 2023 Sipas deputetes demokrate, ndonëse Shqipëria u vizitua nga 10 milionë turistë sërish shqiptarët nuk janë më të pasur në 2023.

Ajo u shpreh se të dhënat e INSTAT tregojnë që sektori i bujqësisë është me rënie për të tretin vit radhazi dhe se sektori i Industrisë është gjithashtu me rënie ndërsa i vetmi sektor në rritje është ndërtimi.

Tabaku theksoi se arsyeja përse shqiptarët nuk kanë sot më shumë të ardhura në xhepin e tyre është si pasojë e një sistemi të kalbur të korrupsionit, favoreve ligjore dhe ato fiskale që taksojnë 95% të shqiptarëve me barrën më të madhe mbi shtresën e mesme dhe u japin favore një pakice.

Reagimi i plotë:

“Shqipëria e 2023 ishte ajo e 10 milionë turistëve. A u reflektua ky numër turistësh në ekonomi? Në bizneset e shqiptarëve dhe xhepin e qytetarëve? Përgjigja sigurisht që është jo! Të dhënat e INSTAT të publikuara pak ditë më parë tregojnë që sektori i bujqësisë është me 3% rënie dhe është pothuajse i 3 vit radhazi. Sektori industrisë është me rënie dhe i vetmi sektor me rritje është ndërtimi pothuajse 10%.

Kjo reflekton modelin e kalbur ekonomik pa asnjë vizion, pa asnjë drejtim. Këtë modelin ekonomik që sponsorizon ligje në parlament, që i jep favore 5% të qytetarëve, që e shpërndan pasurinë në 5% të qytetarëve dhe nga ana tjetër 95% e qytetarëve që paguajnë taksa, shtresa e mesme e mbitaksuar, 300 mijë fermerët që punojnë dhe robtohen gjithë vitin nuk arrijnë të marrin asnjë përfitim edhe në rastin kur Shqipëria ka një numër të lartë turistësh si 10 milionë. Këtë duhet të ndryshojmë! Këtë model që favorizon pakicën e që dëmton shumicën”



2 Comments

  1. Vertet I besoni ju keto shifra 10 milioneshe!? Kryeministri yne qe do te mbahet mend per boshatisjen e atdheut nga bashkeatdhetaret e tij eshte nga kryeministrat me te kqij qe numeron shqiptaret per turista ,te cilet vijne nga 2-3-4 here per njerezit dhe hallet e tyre! Ky legen ia kaloi edhe parardhesit te tuj ” nongrata” me mafijozlleqet dhe hajdutlleqet e tij dhe ministrat,kryebashkiaket,drejtoret dhe gjithe stafi I tij idiot do te qendrojne gjate ne memorjen e shqiptareve duke e kujtuar si koha e ” merhumit” !

  2. Te luftoni sa te duash ju moj Zonje , jo qe edhe aktiviteti juaj eshte i vaket Mos shpresoni qe te merrni pushtet keshtu si jeni katandisur dhe konkretisht ti moj zonje je si ato molat qe gryejne cdo cep te dollapit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *