• |
ide | kryesore

Juventus i penalizuar edhe në Kupë, penalltia nuk duhej anuluar: Patric me kokë riktheu në lojë Cambiaso

Sport, Video
Cambiaso


Juventus ka arritur të marrë një 2-0 komode ndaj Lazio, në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë, por ndoshta situate mund të kishte qenë edhe më e favorshme. Kështu, sepse i gjithë stadium dhe lojtarët e Juventus protestuan për një penallti të dhënë fillimisht për bardhezinjtë dhe më pas gabimisht të anuluar nga arbitri Massa pas rishikimit në monitor. Protestat justifikohen nga pamjet. Në minutën e 14’ të pjesës së parë Vecino hyri me këmbën lartë ndaj Cambiaso, i cili e kishte paraprirë. Argjentinasi u rrëzua dhe penalltia ishte evidente.

Megjithatë, Massa është thirrur nga VAR për pozicionin jashtë loje të ish-anësorit të Bolonjës. Në goditjen me kokë të Vlahovic pozicioni i Cambiaso është sigurisht përtej vijës së mbrojtësve të Lazios, por më pas është goditja me kokë e Patric që largoi topin. E kjo nuk mund të jetë asgjë tjetër veçse lojë e luajtur (sigurisht jo një largim i rastësishëm) që “shëroi” pozicionin e Cambiaso, në atë pikë të rrëzuar nga Vecino.

VIDEO E PENALLTISË

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *