• |
ide | kryesore

Opozita zhvillon e vetme komisionin hetimor në Shëndetësi

Arkiva, Lajme, Të fundit
Hetimor



Pak më parë është zhvilluar mbledhja e Komisionit Hetimor për koncesionet në shëndetësi.

Deputetët e Partisë Socialiste nuk ishin prezentë në mbledhjen që drejtohej nga Albana Vokshi.

Megjithatë, kjo nuk e ndaloi opozitën të vijojë mbledhjen, e cila zgjati për vetëm 7 minuta.

Punimet e Komisionit nuk u transmetuan live nga Kuvendi, por ishte deputetja Ina Zhupa ajo e cila hyri live nëpërmjet rrjeteve të saj sociale.

Kjo ishte mbledhja e tretë e Komisionit Hetimor, ndërsa dy mbledhjet e para u shoqëruan me debate mes mazhorancës dhe opozitës.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *