• |
ide | kryesore

Ushtarët e Laert Haxhiut izolohen në regjimin 41 biss

Arkiva, Lajme, Të fundit



Të dënuarit Anterio Kaloshi dhe Aldo Hoxha janë futur në regjimin e posaçëm ’41 biss’.Mbyllja e dy të burgosurve në regjimin e ashpër konfirmohet nga burime të sigurta të Anila Hoxhës. Sipas gazetares, dy të burgosurit ka dyshime se kanë komunikime dhe mbajnë lidhje me njerëz të krimit jashtë burgut dhe për këtë arsye mbrëmjen e djeshme në dy te natës është kryer mbyllja e tyre në 41 biss.

Të dënuarit u futën në regjimin e ashpër ku do të monitorohen dhe u nënshtrohen kufizimeve të 41 biss-it 24 orë më 24, me urdhër të Drejtorisë së Përgjithshme dhe aprovimin e Ministrisë së Drejtësisë. Aprovimi është marrë gjithashtu edhe nga SPAK.

Anterio Kaloshi akuzohet për masakrën e ndodhur në Lushnjë në vitin 2017, së bashku me Laert Haxhiun ku u ekzekutuan me armë Zamir Latifi e Jurgen Hoxha, si dhe u plagos Marius Xhepexhiu. Ai gjithashtu ka fshehur dhe strehuar Orges Bilbilin, i arrestuar në prill të 2020, po ashtu një nga autorët e masakrës së Lushnjës.

Aldo Hoxha akuzohet për vrasjen me thikë të Fatbardha Tafës, gjatë përleshjes për t’i vjedhur asaj nga qafa varësen e floririt. Në ngjarjen e shënuar më 7 gusht 2012 pranë Fushës së Aviacionit në Tiranë, gjatë përleshjes me grabitësin mori plagë vdekjeprurëse me thikë Tafa dhe u plagos kunata e saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *