• |
ide | kryesore

Kuvend/ Votohen sërish ligjet e seancës 7 marsit, amnistia penale merr mbështetjen e opozitës

Lajme, Të fundit



Ditën e sotme në orën 10:00 do të mbahet seanca plenare e radhës. Në seancën e sotme pritet të futen në rend dite të gjitha ligjet e 7 marsit, pasi Sekretariati i Etikës, e shpalli votimin e tyre të pavlefshme për shkak të mungesës së kuorumit të nevojshëm. Ndër këto 5 ligje, përfshihet edhe ai për zgjatjen me 1 vit të afatit për ligjet për investimet strategjike. Po ashtu sot, deputetja e PD-së Ina Zhupa ka kërkuar një interpelancë me ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro për ligjin për zonat e mbrojtura.

Po ashtu pritet që sot të kalojë edhe projektligji për amnistinë penale, pasi kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi një ditë më parë tha se ligji ka mbështetjen e opozitës. Por pas pranimit të aministisë, grupi i PD-së ka propozuar tre pika ndër të cilat përfshihet përjashtimi nga vuajtja e dënimit dhe ndjekja penale të gjithë personat e gjykuar apo hetuar për vepra penale të kryera gjatë protestave deri në datën 31 Mars 2024. Është propozuar të përjashtohen nga amnistia të gjithë funksionarët e lartë të hetuar dhe/ose gjykuar nga strukturat e posaçme antikorrupsion apo që janë subjekt i deklarimit të pasurisë, si deputetë apo kryebashkiakë.

Gjithashtu Grupi Parlamentar i PD-së ka propozuar një rritje të masës së përfitimeve nga amnistia, qoftë në drejtim të uljes së dënimit me 2 vite për gratë dhe 1.5 vite për burrat, qoftë në drejtim të datës së dënimit, fillimit të hetimeve apo kryerjes së veprës penale deri në 31 Mars 2024, nga 31 Janari 2024 qê parashikonte versioni aktual i projektligjit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *