• |
ide | kryesore

Plagosja e 25-vjeçarit në Velipojë, identifikohet autori

Lajme, Të fundit



Të tjera detaje kanë dalë nga plagosja e 3 ditëve më parë në Velipojë. Mësohet sepolicia ka mundur që të identifikojë autorin e ngjarjes. 25-vjeçari me inicialet K.L, 3 ditë më parë ka plagosur një 27-vjeçar. I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të plagosjes së ndodhur mbrëmjen e datës 02.04.2024, në Velipojë. Identifikohet dhe shpallet në kërkim një 25-vjeçar, autor i dyshuar i plagosjes me armë zjarri. Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Shkodër, për zbardhjen e rrethanave të plagosjes së ndodhur mbrëmjen e datës 02.04.2024, në fshatin Malikolaj, Velipojë, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, është identifikuar autori i dyshuar i këtij rasti, shtetasi K. L., 25 vjeç, banues në fshatin Baks i Ri, Velipojë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi K. L. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi. I plagosuri, shtetasi E. P., 27 vjeç, vijon të jetë në kujdesin e mjekëve. Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna hetimore për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *