• |
ide | kryesore

UEFA mbërrin në Shqipëri: liderat federalë të Europës Juglindore vijnë për vendime të rëndësishme

Sport
UEFA



UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të futbollit të Europës Juglindore. Kjo mbledhje do të mbahet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në selinë qendrore të Federatës Shqiptare të Futbollit më 16 prill në ora 14:00 – 17:00.

Në këtë mbledhje, që organizohet në bashkëpunim të ngushtë me Federatën Shqiptare të Futbollit, do të diskutohen disa tema të rëndësishme të strategjisë së UEFA-s për zhvillimin e futbollit europian. Pjesë e mbledhjes do të jenë Presidentë dhe Sekretarë të Përgjithshëm të 11 federatave të futbollit të Europës Juglindore: Bosnje-Hercegovina/ Kroacia/ Qipro/ Greqia/ Kosova/ Mali i Zi/ Maqedoni e Veriut/ Serbi/ Slloveni/ Turqi/ Shqipëri.

Kjo nuk është hera e parë që një mbledhje e UEFA do të zhvillohet në vendin tonë. Edhe më parë FSHF ka mirëpritur dhe ka organizuar në “Shtëpinë e Futbollit” edhe mbledhjen e një prej organeve më të rëndësishme të UEFA, Komitetin “HatTrick”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *