• |
ide | kryesore

VIDEO/ Tërmeti ndërpret mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB

Arkiva, Lajme, Të fundit
lekundje, OKB



Banorët e Nju Jorkut, të mësuar me motin e egër dhe stuhitë e mëdha duket se nuk janë aq të përgatitur për tërmetet. Një lëkundje me magnitudë 4.8 ballë ka goditur Nju Xhersin duke tronditur edhe ndërtesat ikonike të qytetit të Nju Jorkut dhe zonat përreth.

Madje edhe një takim i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Gazën në selinë në Nju Jork u ndërpre përkohësisht për shkak të tërmetit. Ndërkohë janë publikuar edhe pamjet e para brenda ndërtesës së Kombeve të Bashkuara teksa duken lëkundjet në sallë.

“A është një tërmet?”,tha përfaqësuesja e “Save the Children”, Janti Soeripto, e cila po fliste në atë moment. SHBA goditet rrallë nga tërmetet. Një tërmet i përmasave të sotme nuk kishte ndodhur në këtë zonë prej 40 vitesh.

Guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul, tha se infrastruktura në zonë po rishikohej. Kryetari i bashkisë së qytetit, Eric Adams, shtoi: “Nuk kemi asnjë raport për ndikime të mëdha apo lëndime”. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *