• |
ide | kryesore

Zbulohen detaje të tjera të abuzimit fizik të Brad Pitt ndaj Jolie

Paparazzi, Slider


Abuzimi fizik i Brad Pitt ndaj Angelia Jolie ka nisur para incidentit të famshëm në avion të 2016-ës, shkruhet në dokumentet e siguruara nga Page Six, ku tregohet mbi hapat që ka marrë skuadra ligjore e aktores, për të provuar në gjykatë, se ai i ka kërkuar të firmosë një kontratë heshtjeje për këtë çështje.

Avokatët kanë deklaruar se Pitt e ka bërë këtë kërkesë kur në 2021-shin u zbulua se aktorja kishte dorëzuar në gjykatë një dosje të detajuar me mesazhe, emaile dhe dëshmi të familjarëve, për abuzimin që aktori i ka bërë, në përpjekje për të marrë kujdestarinë e fëmijëve.

Theksohet në dosjet e dërguara se incidenti në avion, ishte hera e parë që Pitt ngrejti dorë mbi fëmijët , kjo e detyroi Jolie që të kërkonte divorcin menjëherë. Aktori, zbulohet të ketë tentuar të blejë pjesën e Jolie të  Château Miraval,  por është tërhequr nga frika se ajo do të publikonte dokumentat e abuzimit, të cilat aktualisht janë në gjykatë.

Gjithë veprimet e Pitt që u finalizuan nga hedhja në gjyq për pronën janë një përpjekje e tij për të fshehur të vërtetën e abuuzimit ndaj familjes”, deklarojnë avokatët e Angelina.

Dyshja u martuan në vitin 2014-të dhe u bërë prindër të 6-të fëmijëve, për t’u ndarë në shtator të 2016-ës./Lapsi.al


1 Comment

  1. Absurde qe nje njeri te shkaterrohet per nje episod per me teper kur eshte e njohur qe zoteria ka probleme me alkoolin te cilat eshte perpjekur t’i tejkaloje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *