• |
ide | kryesore

Aksident në Kosovë/ Përplasen dy makina, 9 persona në spital

Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ka ndodhur në Klinë të Kosovës. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Lajmin e ka konfirmuar për mediat në Kosovë, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova. Ai tha se të lënduarit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë autoritetet po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

“Rreth orës 00:00 ka ndodhur një aksident në Klinë në mes dy veturave. Si pasojë e aksidentit 9 persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal për tretman mjekësor. Ndërsa, për rastin është duke u marrë njësia e trafikut rajonal”, është shprehur Rugova.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *