• |
ide | kryesore

“Serbia, komb genocidial”, Vuçiç nis fushatën kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Arkiva, Lajme, Të fundit
Vuçiç


Politikanët serbë, të udhëhequr nga presidenti Aleksandër Vuçiç së bashku me propagandistë rusë, po i bien kambanave të alarmit duke paralajmëruar për një katastrofë që po i afrohet sipas tyre botës serbe, dhe kjo shkruan European Pravda, nuk ka të bëjë vetëm me pranimin e parashikuar (dhe të pashmangshëm) të Kosovës së në Këshillin e Evropës.

Një tjetër “sulm” ndaj serbëve dhe “Serbisë”, sipas Beogradit, do të fillojë më 27 prill kur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të hidhet në votim një rezolutë për ngjarjet në Srebrenicë në vitin 1995. Vuçiçi ka nisur lobimin për ta bllokuar rezolutën që e shpall Serbinë komb gjenocidal. Për këtë arsye, ai e bëri të qartë se ka në plan të diskutojë këto ditë me liderë të disa vendeve.

Dokumenti, i cili kërkon që 11 korriku të jetë dita ndërkombëtare e përkujtimit të gjenocidit në Srebenicë, dënimin e të gjithë atyre që mohojnë gjenocidin dhe përfshirjen e kësaj teme në tekstet shkollore, është hartuar nga Gjermania dhe Ruanda. Për miratimin e tij nevojitet një shumicë e thjeshtë. Edhe pse kreu i shtetit serb e thekson se vendimi i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së nuk ka detyrime ligjore, “ditën tjetër” sipas tij, ai mund të nxisë iniciativa mbi “subjektet politike që u ngritën në bazë të një genocide që sipas tij nuk mund të ekzistojë.

“Bëhet fjalë për Republikën Srpska,” tha Vuçiç. Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç po ashtu shtoi se menjëherë pas një votimi pozitiv në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Marrëveshja e Dejtonit, si dhe “ekzistenca e Republikës Srpska” mund të vihet në pikëpyetje.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *