• |
ide | kryesore

Kosova në mbështetje të Ukrainës, këtë javë i dërgon kamionë dhe autoblinda

Lajme, Të fundit



Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se Kosova do t’i ofrojë ndihmë ushtarake Ukrainës. Në një intervistë për agjencinë turke të lajmeve Anadoulu, Maqedonci deklaroi se janë gjithmonë të gatshëm të mbështesin luftën e drejtë për liri të Ukrainës.

Ai tha se ndihma, të cilën ai e quan modeste, është shumë e rëndësishme për Ukrainën në këtë fazë të vështirë të luftës së tyre.

“Qeveria e Kosovës ka vendosur të ofrojë dy pako mbështetëse për Ukrainën. Pakoja e parë do të dërgohet këtë javë për në Ukrainë dhe përbëhet nga kamionë taktikë, automjete taktike dhe autoblinda ushtarake. Kurse pakoja e dytë që përbëhet nga predha mortajash 120, 81 dhe 60-milimetërshe, do të dërgohet gjithashtu së shpejti në Ukrainë”, theksoi Maqedonci.

Që nga fillimi i agresionit rus, Kosova ka qenë në krah të Ukrainës, duke strehuar disa gazetarë ukrainasë e duke iu bashkangjitur sanksioneve të perëndimit ndaj Rusisë.



7 Comments

      1. Rusia e ka humb luftën me kohë dhe Kosova me këtë ndihmë simbolike bën atë që Shqipëria e Ramës nuk bën!!

        1. jam dakord qe Rusia ka humbur qe ne fillim, por Shqiperia ka kohe qe i jep ndihme financiare Ukraines sikurse ndihìme te madhe diplomatike ne Kombet e bashkuara..Kosova deshiron te beje pak rreklame (Kosovarçe)

          1. Rusia po merr gjysmen e Ukraines dhe po lufton me Nato ne Ukraine ndersa ju thoni e ka humbur Luften. Debilat dhe kokloqet e LGBT Amerikane

          2. Si dhe dhe Rama me reklamën e Zelenskit në Tiranë!!!
            Do t’i ngrejmë industrinë e armëve e pastaj do ndihmojmë Ukrainën!!!!
            Prit gomar të mbijë bar.
            Propaganda e radhës e Ramës!!!!

          3. Ke lexuar shume budallalliqe ne telegram dhe kanalet komplotiste..ftillohu se nuk po lufton Nato me Rusine dhe me rrangullat e saj. “superfuqia” e dhjere mezi po i ben balle Ukraines (qe ka 6-7 muaj pa arme USA)qe eshte sa cereku i saj e jo me NATOS..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *