• |
ide | kryesore

Meta sulmon mazhorancën për inceneratorët dhe kompaninë 5d

Arkiva, Lajme, Të fundit
Meta



Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka qenë mbrëmë në Kombinat, ku ka zhvilluar një takim me qytetarë të kësaj zone të Tiranës. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Meta shprehet se ‘është koha për të përveshur mëngët sepse nuk mund të lejojmë më që të vazhdohet të vidhet pafund me inceneratorin fantazmë dhe me Kompaninë 5D’.

Ilir Meta ka përsëritur edhe njëherë prioritetet e Partisë së Lirisë për 10 vitet e ardhshme, si rritjen e pensioneve, mbështetjen e familjeve të reja dhe ndalimin e shpopullimit.

“Mbrëmë në Kombinat, ku dëmet e korrupsionit të Bashkisë së Tiranës janë më të mëdha se tërmeti i pesë viteve më parë, që la në qiell të hapur mijëra familje, por që sot ende nuk i kanë marrë banesat e premtuara.

Është koha për të përveshur mëngët sepse nuk mund të lejojmë më që të vazhdohet të vidhet pafund me inceneratorin fantazmë dhe me Kompaninë 5D që drejton Bashkinë e Tiranës.

Është koha për shkundje! Partia e Lirisë ka 5 prioritete kryesore për 10 vitet e ardhshme, në veçanti rritjen e pensioneve, mbështetjen e familjeve të reja dhe ndalimin e shpopullimit, që synojnë një Shqipëri europiane dhe me standarde të larta jetese”, shkruan Meta.



10 Comments

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      O debil po ju qijnë dhe ju përdhunojnë, por ju nuk doni t’ia dini!

  1. Shemtia qe ka,pasquron dhe shpirtin.Kur me thoshte gjyshja time,shife po te jete I shemtuar ashtu ka dhe shpirtin.Hajduti,neokomunusti,se nga familje ekstremiste komuniste vjen.O zot zhduki keta njetez familiarisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *