• |
ide | kryesore

Zbulohen propozimet e PD për reformën zgjedhore: Koalicione, lista të përbëra, votim me detyrim

Arkiva, Lajme, Të fundit
zgjedhore



Demokratët i kanë gati propozimet që do paraqesin në tryezën e grupit të dialogut për Reformën Zgjedhore. Oerd Bylykbashi në një intervistë për Televizionin Klan thotë se prioritet i kësaj pakete që do i paraqitet për diskutim edhe grupit parlamentar demokrat janë rekomandimet e OSBE-ODIHR-it dhe marrëveshja e 5 Qershorit të vitit 2020.

“Janë një bazament shumë i fortë për të shtuar rregulla që pengojnë PS-në që të grabisë zgjedhje” – thotë Oerd Bylykbashi.

Koalicionet parazgjedhore dhe rikthimi tek praktika ligjore e viteve 2003-2008 kur në Kodin Zgjedhor ekzistonin të dyja format e koalicionit, ajo me listë të përbërë dhe të përbashkët është një prej propozimeve të demokratëve.

“Ne do të ngulim këmbë që kjo të kthehet sepse duhet të jetë e drejtë e shqiptarëve që të zgjedhin cilën parti duan ata, jo të detyrojë Edi Rama partitë që të futen të gjitha në një listë të vetme. Secila duhet të ketë të drejtën të marrë votën individuale në fletën e votimit. Të ketë listën e saj dhe të ketë deputetët e saj të zgjedhur në kuadër të një koalicioni. Nuk ka asnjë pengesë, ekziston precedent legjislativ shqiptar që për 5 vite kanë bashkëjetuar të dyja format” – thotë deputeti i PD.

Sfidë e radhës mbetet edhe barazia e votës. “Është një raport skandaloz dhe ka arritur në nivelin e dhunimit të barazisë së votës” – shton ai. Votimi i detyrueshëm është një tjetër propozim. Paguhen para, ushtrohet presion që zgjedhësit të qëndrojnë në shtëpi. Ne do të bëjmë propozimin për votën e detyrueshme” – thotë deputeti.

Vota e emigrantëve është një detyrim kushtetues që demokratët thonë se duhet përmbushur. “Duhet thjeshtuar sistemi i votimit të personave që banojnë jashtë Shqipërisë” – shton Bylykbashi. Sa për listat e hapura, duket se ato nuk janë prioritet, pasi Bylykbashi thotë se Shqipëria hyn në 40 shtetet që kanë të njëjtin version të ngjashëm me tonin.

Në tryezën e grupit të dialogut, grupimi Berisha-Bardhi do vijë edhe me një tjetër propozim që parashikon që krimet zgjedhore të konsiderohen si krime të rënda.  “Të krijohen precedentë, ku njerëzit t’i thërrasin mendjes që do të hyjnë në bela që për të bërë zellin e patronazhistit, do të dëmtojnë votën e qytetarëve” – thotë ai.

Sipas Bylykbashit, të cilit i është dashur të bashkëkryesojë jo pak tryeza reformash elektorale dhe atë të Këshillit Politik, grupi i dialogut i ngritur në Kuvend për Reformën Zgjedhore kërkon shumë vullnet politik, pasi nuk funksionon me rregulla të qarta sikundër komisionet parlamentare, apo ai për Reformën Elektorale.

“Që në momentin kur PS do të ecë me idenë që “për çfarë po biem dakord, ne do shkojmë në seancë plenare dhe do të kërkojmë atje votat” dhe nëse nuk gjendet kompromis, e lëmë Kodin Zgjedhor ashtu siç është. Këto tregojnë qartë kush është vullneti, pra nuk duan të ecin drejt një Reforme Zgjedhore” – tha Bylykbashi. /Marrë nga Tv Klan



5 Comments

  1. PD do t’i zgjedhin paraprakisht në primarie e do të kandidojnë ata që do fitojnë vota më shumë.
    E pastaj Rama nuk pranon listat e hapura as garën brenda partisë në primarie.

    1. Na plasi ne nese i zgjedhin ne primare apo ne sekondare.
      Mua si qytetar i X zone, kush individ më përfaqëson ? Kam të drejtë t’a heq ( me votim) ne se ai nuk ben ato per te cilat e kam votuar ?
      Ne se vazhdojnë kështu,me mire mos kete fare deputetë. Te votohet vetem PS, PD e ndonjë bisht tjeter. Te behet parlamenti me tre-katër deputete. Te paktën kursejmë parate per te mbajtur këta parazitë që nuk kane individualitet e dinjitet por ngrenë diten sic u thotë kryetari.
      Pra të kalojmë nga Republika Parlamentare ne Republikë Partiake.
      Bylyk-Bashi ka një jetë që thotë pallavra për ligjin zgjedhor, ka marrë pjesë ne te gjitha negociatat ,edhe me pederastet e BE dhe OSBE, e asnjëherë s’ka qullosur gjë. Pse do t’a ndrise ketë herë ?

  2. Emrin e tij e shqiptonin “Xhin Xhoni”, në takime zyrtare që nga Sekretari I Shtetit në SHBA, deri tek Kancelaria Merkel, dhe ishte ilustrim I faktit se Perëndimi nuk mund të investonte më në Shqipëri, nëse nuk kishte siguri për investimet e huaja, përballë një drejtësie të korruptuar.

    Dhe këtu shfaqej sërish rasti I një investitori gjerman në Rinas, që kishte humbur 1 milion dollarë nga një gjyq I trukuar, përballë familjes së “Xhin Xhonit”.Foltorja e salihut me propozim votim me detyrim si babai shpirteror enver qe salihu nuk e tradhtoje kurre.

    1. I paemer i ores 21:31 .Ke shume te drejte per Xhin Xhoni( si e thoni ju) .Qe kur u hoqen xhin-xhonet nuk ka me korupsion jo vetem ne gjykata por asgjekundi. Gjyqtaret e “ paster” pas vetingu denojne me shume ate qe gjeti parate ne tubat e ajrimit se sa sekretaren e ministrise qe i a vodhi shtetit ( ne) ato miliona. Shume objektiv o patronazhist i ngopur me sufllaqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *