• |
ide | kryesore

Arrestohet 23-vjeçari në portin e Durrësit, po tentonte të largohej jashtë vendit

Lajme, Të fundit



Një 23-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

I riu u ndalua nga policia Kufitare e portit të Durrësit pasi po tentonte të largohej jashtë vendit. Gjykata e Elbasanit kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për 23-vjeçarin.

NJOFTIMI I POLICISË:

Elbasan/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim.

Si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, kapet në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria dhe vihet në pranga një 23-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim, si dhe si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, u kap në tentativë për t’u larguar nga Republika e Shqipërisë, dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim E. Q., 23 vjeç, banues në Elbasan.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *