• |
ide | kryesore

Elon Musk: Starlink vjen tashmë në Shqipëri

Arkiva, F1, Lajme, Stil, Të fundit
Elon Musk



Multimiliarderi Elon Musk deklaroi se kompania e tij “Starlink” ka filluar të ofrojë shërbimin e saj në Shqipëri.

Musk e dha lajmin ditën e sotme në rrjetin social X, ish-Twitter, kompani të cilën gjithashtu ai e zotëron.

Lapsi.al kërkoi në webiste starlink.com për të parë çmimet për Shqipërinë.

Sic mund ta shikoni nga fotoja më lart, paneli që vendoset në taracën tuaj kushton 425 mijë lekë të vjetra plus 24 mijë lekë të vjetra posta. Ndërsa pagesa mujore është 65 mijë lekë të vjetra në muaj. Nga një hulumtim i Lapsi.al këto çmime janë të reduktuara për Shqipërinë pasi për shembull në Shtetet e Bashkuara çmimi mujor për shërbimin është 100 dollarë në muaj.

Paneli që vendoset në taracën tuaj merr internet direkt nga mijëra satelitët që Elon Musk ka ngritur në hapësirë. Shpesh herë ato kanë kaluar mbi Shqipëri dhe kanë krijuar sensacion, ku rrjetet sociale janë mbushur me foto dhe video ku fillimisht dyshohej për aktivitet jashtëtokësor, por më pas u mësua se ishin satelitët e Elon Musk.

Shpejtësia e download-imit varion nga 120-500 mb/s. Kjo shpejtësi është e konkurushme me planet që ofrohen sot në shtëpiat e shqiptarëve. Sigurisht që çmimi është më i shtrenjtë se kompanitë që ofrojnë shërbim interneti me fibër në Shqipëri. Por Starlink është dizenjuar për zonat rurale të cilat nuk kanë akses në internet të shpejtë. Ose për rulotat, ku platforma montohet sipër, dhe ju mund të keni internet kudo që të shkoni, edhe në zonën më të humbur, për sa kohë paneli shikon nga qielli. ©LAPSI.AL 



7 Comments

  1. Bravo Edi Rama po modernizon Shqiperine cdo dite. Maloku e la Shqiperine si ne epoken e gurit ,vetem kioska llamarine te ndryshkura dhe maloke qe benin shurren neper lulishte

    1. Ia paske bere gojoren sinte gomarit te Surrelit. Beja edhe Erionkes para se te shkoje te laje mendren me sapun aty ku e presin drejtoret e tij

    2. Ia paske bere gojoren sonte gomarit te Surrelit. Beja edhe Erionkes para se te shkoje te laje mendren me sapun aty ku e presin drejtoret e tij

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *