• |
ide | kryesore

Guardiola i dëshpëruar: “Fatkeqësisht nuk do të kem Walker, ishte njeriu i duhur për të kontrolluar Vicinius”

Sport
Guardiola



“Ne kemi avantazhin që ndeshja e dytë do të zhvillohet në shtëpi, ku jemi vërtet të fortë”. Në prag të aktit të parë në Bernabeu të finales së parakohëshme kundër Real Madrid, trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, tregon se ka një strategji të qartë për ndeshjen e dyfishtë kundër Los Blancos. “Të mundesh Real është e vështirë, ta bësh si vitin e kaluar është pothuajse e pamundur (4-0 në kthim në Angli, red.) – ishin fjalët e 53-vjeçarit spanjoll në konferencën për shtyp -. Qëllimi ynë nuk është të vijmë këtu vetëm për të kontrolluar ndeshjen. Duhet të përpiqemi ta ndëshkojmë Real duke shënuar gol. Këtu te City nuk mjafton të fitosh vetëm një herë Champions League”.

Lexo më tej: Ancelotti ‘zgjidh’ ndeshjen me City: “E vendosin të mëdhenjtë. Vinicius e Bellingham impresionues” 

Sytë e Pep më pas përqendrohen te Bellingham, një nga rreziqet e mëdha në radhët e spanjollëve: “Diferencën e bën çfarë ke në kokë. Ai po kalon një sezon të shkëlqyer pavarësisht nga mosha e tij e re. Ai ka një karrierë mbresëlënëse para vetes. Nga këndvështrimi im mund të them që e dua këtë punë, më paguajnë mirë dhe e shijoj. Sezonin e kaluar kaluam ne, në të të mëparshmin u eliminuam për fare pak. Ne e dimë se çfarë do të thotë të luash në Bernabeu, për fat të keq nuk do të kemi Walker që ishte ideal për të kontrolluar dikë si Vinicius. Kemi disa mungesa, por na takon ne të gjejmë zgjidhje”, tha Guardiola.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *