• |
ide | kryesore

Shpërthim në hidrocentralin italian/ 3 viktima, 4 të zhdukur, 5 të plagosur

Arkiva, Lajme, Të fundit
zhdukur



3 persona kanë humbur jetën, 4 janë ende të zhdukur ndërsa 5 të tjerë janë të plagosur pas një shpërthimi në një hidrocentral në veri të Italisë. Shpërthimi ndodhi nën ujë në uzinën e liqenit Suviana, 70 km nga qyteti i Bolonjës. Vendi ku ndodhi shpërthimi është 30 m nën sipërfaqen e liqenit.

Kryetari i qytetit të Camugnano tha për agjencinë e lajmeve Ansa se besohet se gjatë punimeve të mirëmbajtjes ka shpërthyer një zjarr. Marco Masinara tha se ekipet e shpëtimit kishin hasur në vështirësi të hyjnë në zonë dhe se aksidenti ishte “serioz”.

Prefekti i Bolonjës, Attilio Visconti, tha se zjarri nisi kur një turbinë shpërtheu në katin e 8-të nën sipërfaqe duke bërë që dyshemeja të përmbytet. Një nga zhytësit e përfshirë në operacionin e kërkim-shpëtimit i tha gazetës italiane “La Repubblica” se kishte arritur të arrinte në katin e shtatë nën sipërfaqe, por nuk mundi të shkonte tek 3 personat e bllokuar më poshtë.

Fotogallery - Esplosione in una centrale idroelettrica a Suviana - foto 2

Mësohet se disa persona kanë pësuar djegie të rënda pas shpërthimit, i cili ndodhi rreth orës 15:00 me atë lokale. Ata u dërguan në spitalet e afërta me helikopter. Dy burra janë dërguar në një repart të kujdesit intensiv thonë mediat italiane. Shefi rajonal i zjarrfikësve Francesco Notaro tha se zjarrfikësit dhe policia “po përpiqen të gjithë të marrin nën kontroll objektin” dhe të kërkojnë për njerëzit e zhdukur.

Kryeprokurori i Bolonjës, Giuseppe Amato, tha për mediat italiane se një hetim do të nisë pasi uzina të ishte e sigurt dhe të gjendeshin personat e zhdukur. Liqeni Suviana është një liqen artificial i vendosur në vargun malor Appennine afër Bolonjës. Liqeni u formua pas ndërtimit të një dige në 1932.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni reagoi në X duke falënderuar forcat e shpëtimit dhe se po ndiqte “me ankth” lajmet për atë që kishte ndodhur. Termocentrali është në pronësi të gjigantit italian të energjisë Enel Green Power. Vetë kompania tha se nuk kishte asnjë tregues se diga kishte pësuar ndonjë dëmtim, por termocentrali kishte ndaluar prodhimin. ©LAPSI.al

Fotogallery - Esplosione in una centrale idroelettrica a Suviana - foto 6



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *