• |
ide | kryesore

Zbardhet dëshmia e Mediut në GJKKO: Ish-shefi i shtabit të pyetet me videokonferencë

Lajme, Të fundit



Zbardhet dëshmia e ish- ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, në seancën e mbajtur sot në GJKKO, në lidhje me tragjedinë e Gërdecit.

Mediu kërkoi pyetjen e tij përmes video konferencës të ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Luan Hoxha, por prokurorët e SPAK thanë se nuk kishin një adresë të ish-gjeneralit.

Ndërkohë prokurorët nisën prezantimin e provave shkresore, mes të cilave akt-ekspertimin amerikan të shkakut të shpërthimit në Gërdec, akt-ekspertimin ushtarak dhe atë financiar.

Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, shkaku i shpërthimit mund të ishte flaka e shkaktuar nga kontakti i një karroce të saposalduar me thasët e barutit, por edhe mundësi nga mosdorëzimi i çakmakëve në hyrje të fabrikës, apo kontakti i rrotave metalike të karrocës.

Sipas akt-ekspertimit ushtarak, demontimi i kalibrave të mëdhenj nuk mund të behej në një distancë të afërt me zonën e banuar, ndërsa akt-ekspertimi financiar llogarisë një kosto prej 59 mln lekësh për transportin, që konsiderohej sipas SPAK, dëm në buxhetin e shtetit.

Sakaq, Denis Hadari nuk pranoi të dëshmonte, ndërsa Anjola Agollin do kërkohet sërish të thirret në seancë, pasi sipas sistemit TIMS ndodhet në Shqipëri. Ndërkohë seanca tjetër është caktuar më 24 prill, në orën 12:00



1 Comment

  1. Talluni me kete popull o SKAPI sta,po edhe ky qe duhet te ishte ne burg! Po te futesh ne Google, te shkruash emrin e tij te Del qe jeton be Bronxville NY,e dyta prokuroria duhet te bashkeveproj me institucionet lighzbatuese amerikane ,po nuk do dhe vazhdon ta zvarrise sic eshte zvarritur ketu e 16 vite!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *