• |
ide | kryesore

Bardhi rikthen në grupin parlamentar të PD-së deputetet e përjashtuar, mes tyre dhe Berishën

Lajme, Të fundit



Përmes një shkrese, Gazment Bardhi i ka njoftuar Kuvendit të Shqipërisë ndryshimin e përbërjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Në kërkesë, thuhet se çdo deputet i vetëdeklaruar në nisje të kësaj legjislature në përbërje të Grupit Parlamentar, të rikthehet dhe të konsiderohet anëtar i këtij grupi të Partisë Demokratike, ku përfshihet edhe Sali Berisha. Në këtë mënyrë Gazment Bardhi ka rikthyer në grupin parlamentar të PD-së të gjithë deputetet e përjashtuar nga Lulzim Basha. Bardhi i kërkon Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, që këtë ndryshim ta pasqyrojë në organet e Kuvendit.

Deputetët e përjashtuar që rikthehen:

1.Greta Bardeli;
2.Ina Zhupa;
3 Isuf Çela;
4.Asllan Dogjani;
5.Bujar Leskaj;
6.Edi Paloka;
7.Kastriot Piroli;
8.Lindita Metaliaj;
9.Ludovik Hasanaj;
10.Sorina Koti;
11.Tomorr Alizoti;



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *