• |
ide | kryesore

Fajtor në dy nga tre golat, Donnarumma mbytet nga kritikat: “I pakorrigjueshëm në Champions”

Sport
Donnarumma



Donnarumma dhe Champions League: nuk shkojnë bashkë. Ajo që sapo kaloi ishte një mbrëmje tmerri, një tjetër, për portierin italian të PSG, në kompeticionin më të lartë europian. I përfshirë negativisht në dy nga tre golat e Barcelonës në Parc des Princes, italiani u shënjestrua ashpër nga gazetat franceze, por jo vetëm. “I pakorrigjueshmi Donnarumma”, shkruan L’Equipe, i cili, veçanërisht ashpër, i ka dhënë notën e dobët 3 në vlerësimin e ndeshjes. Vetëm gjysmë note më shumë ka marrë Donnarumma nga Le Parisien. Shpërqendrimet me blaugranat i shtohen gabimit ndaj Benzema që në vitin 2022 hapi 1/8 e finales në Bernabeu kundër Real Madrid. Një gabim që nuk është harruar kurrë. E kështu vërshuan kritikat: në këtë pikë edhe e ardhmja e portierit në verë mund të marrë një kthesë tjetër.

I MASAKRUAR NGA MEDIAT

Dukshëm i pasigurt në dalje, Donnarumma gjithashtu tregoi pak besueshmëri edhe me këmbë. Një nga rivëniet e tij të pasakta rezultoi në 2-2 e shënuar nga Raphinha, që nisi përmbysjen e miqve. “Ter Stegen bëri vetëm një pritje më shumë se Donnarumma, por ai ishte shumë më vendimtar. Ai nuk ishte në gjendje të ishte në lartësinë e duhur, një zakon i keq në Champions në pranverë”, shkroi L’Equipe që e kritikoi ashpër. Nëse gafa e famshme me Real Madrid dy vite më parë u justifikua nga ish-milanisti me një faull të pretenduar të Benzema, mbrëmjen e së mërkurës 25-vjeçari nga Castellammare di Stabia nuk ka asnjë justifikim.

Lexo më tej“Tani duam gjysmëfinalen”. Xavi krenar për Barcelonën e tij, Luis Enrique nuk dorëzohet: “Kthimi si finale”

Portieri i lindur në vitin 1999, që në qershor do ta gjejë veten duke mbrojtur portën e kombëtares italiane edhe kundër Shqipërisë në Kampionatin Evropian, ka ende ndeshjen e kthimit për tu korrigjuar. Por në këtë pikë nuk mund të përjashtohet që PSG të vë në dyshim qëndrimin e tij në qershor. Donnarumma aktualisht është nën kontratë deri më 30 qershor 2026.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *