• |
ide | kryesore

Video/ Shembet Liverpool në Anfield pas 33 ndeshjesh: Scamacca e Pasalic ekzaltojnë Atalantën: Roma thyen Milan

F1, Sport, Video
Scamacca



Spektakël në çerekfinalet e Europa League, me rezultate befasuese, ku spikat triumfi i Gjimshitit e shokëve të tij në Anfield Road. Atalanta në fakt çon Liverpool në buzë të greminës me një 0-3, me dygolëshin e Scamacca dhe rrjetën e Pasalic. Ka edhe 90 minuta ende, por italianët befasues rrezikojnë të eleminojnë bujshëm favoritët e mëdhenj për trofeun. Euro-derbi i parë vishet verdhekuq, falë një goli të Mancini. Kështu Roma kthehet të fitojë më në fund në San Siro, duke komplikuar kualifikimin e Milan. Fitore edhe për Bayern Leverkusen, 2-0 ndaj West Ham dhe Benfica 2-1 ndaj Marseille.

LIVERPOOL 0-3 ATALANTA

Rezultati më i bujshëm i çerekfinaleve të Europa League vjen nga Anfield Road. Arritje e madhe e Atalanta, në ndeshjen e parë kundër Liverpool. Gjimshiti e të tjerët shkatërrojnë Reds 3-0 dhe sigurojnë pothuajse kualifikimin për në gjysmëfinale. Gasperini i jep një leksion Klopp, falë dygolëshit të Scamacca (38′ dhe 60′) dhe golit të tretë të Pasalic në fund (83′). Një paraqitje praktikisht perfekte e Atalanta, që në 0-0 rrezikoi vetëm në të majtën e Elliott që goditi traversën dhe shtyllën (26′). Në pjesën e dytë Musso u mohoi anglezëve golin e nderit, por njeriu i ndeshjes ishte Scamacca. Reds nuk kishin humbur në shtëpi prej 33 ndeshjesh.

MILAN 0-1 ROMA

Në ndeshjen e parë të çerekfinales së Europa League, Roma mundi Milan 1-0 dhe i jep drejtim çështjes së kualifikimit me një fitore të fortë përpara raundit të dytë, të planifikuar për më 18 prill në Olimpico. Në San Siro në pjesën e parë, verdhekuqtë i befasuan kuqezinjtë me pozicionin e El Shaarawy, shfrytëzuan lirinë e Dybala mes linjave dhe e thyen ngërçin në ndeshje falë goditjes me kokë të mbrojtësit Mancini në zhvillimet e një goditje këndi. Një gol që shënoi garën dhe rezultatin. Në pjesën e dytë, në fakt, djemtë e Piolit rritën ritmin në kërkim të golit të barazimit, por skuadra e De Rossit shtrëngoi linjat dhe shpresat e kuqezinjve u përplasën në fund në një traversë të bujshme të Giroud nga një distancë e afërt.

NDESHJET E TJERA

Në natën kur Atalanta mundi Anfield (3-0) dhe Milani u mund nga Roma (1-0), Bayer Leverkusen u konfirmua si i pamposhtur në çdo garë. Xabi Alonso dhe Aspirinat e tij dominuan gjatë gjithë ndeshjes kundër West Ham, por depërtuan vetëm në minutat e fundit. Hofmann (83′) dhe Boniface (91′) bënë rezultatin 2-0. Ndërkohë, ndeshja në Estadio da Luz përfundoi 2-1. Benfica mundi Olympique Marseille, me Di Maria, Rafa dhe Aubameyang që shënuan golat e ndeshjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *