• |
ide | kryesore

23-vjeçarja në koma/ Lirohet shoferi i dehur që përplasi familjen me 6 anëtarë

Arkiva, Lajme, Të fundit
anëtarë



Një aksident i rëndë ndodhi tre ditë më parë në aksin rrugor Prrenjas-Qafë Thanë ku për pasojë mbetën të plagosur 6 anëtarë të një familje. Mes tyre, një vajzë 23-vjeçare ndodhet në gjendje kome tek spitali i Traumës dhe gjendja e saj mbetet kritike. Ata u përplasën nga një automjet që lëvizte me shpejtësi.

Automjeti që përplasi familjen drejtohej nga një 44-vjeçar nga Peshkopia i identifikuar si Jetmir Daci. Ky i fundit u ndalua nga policia pas aksidentit dhe iu bë testi i alkoolit. Daci rezulton i dehur në masën 0.4 mg/ml. Ai në momentin e aksidentit kishte kryer një parakalim të gabuar dhe për pasojë doli nga rruga.

23-vjeçarja është zënë poshtë nga dhe mësohet se ka marrë dëmtime në kokë e organet jetësore. Lëndime kanë marrë gjithashtu edhe babai i tyre Artan Pishkashi e gjyshja që ndodhej bashkë me ta. Artan Pishkashi, emigrant në Greqi, ishte kthyer në vendlindje për arsye familjare.

Por, me urdhër të prokurorit të rrethit të Elbasanit, 44-vjeçari u lirua nga policia dhe po ndiqet në gjendje të lirë. BalkanWeb raporton se policia e Librazhdit bën të ditur se kanë zbatuar urdhrin e prokurorit në rastin e lirimit nga qelia të Jetmir Dacit.

foto galeri foto galeri

foto galeri



3 Comments

    1. Super skandal…Jeta e njerezve gjynafqar nuk ka pik vlere..Askush nuk denohet perderisa paguan cmimin tek zhdrejtesia

  1. Cili eshte prokurori… e ka kaluar Vetingun? Cfar ndodh ne kete rast apo reforma ne drejtesi perkthehet qe keta prokurore e gjyqtare te vendosin si tu doje trapi dhe qesja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *