• |
ide | kryesore

Lëvizte me armë zjarri pa leje, vihet në pranga 36-vjeçari në Vaun e Dejës

Lajme, Të fundit
Tiranë



Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia në Vaun e Dejës pasi lëvizte i armatosur. 36-vjeçari është lokalizuar në Fshat të Ri dhe sapo ka parë shërbimet e policisë ka tentuar të largohet.

Ai u vu në pranga ndërsa me vete i është gjetur 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole, të cilën e mbante pa leje. Arma, krehri dhe fishekët janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *