• |
ide | kryesore

Trafiku i klandestinëve/ Rrumbullaku jep detaje: U sekuestruan 13 automjete dhe rreth 1 mln euro

Lajme, Të fundit



Drejtori i Policisë së Shteti, Muhamet Rrumbullaku ka dhënë detaje lidhur me operacionin e përbashkët me SPAK kundër trafikimit të klandestinëve.

Ai bëri me dije se janë sekuestruar 13 automjete, 50 telefonë, 3 pistoletë, 1 çifte, 50 fishekë dhe 4 laptopë. Gjithashtu janë sekuestruar edhe 1 milionë euro cash.

“Shfrytëzonin nevojën e shtetasve dhe dëshpërimin për një jetë më të mirë për tu pasuruar në kurriz të tyre. U sekuestruan 13 automjete, 50 telefonë, 3 pistoletë, 1 çifte, 50 fishkë, 4 laptopë, 400 mijë euro, 700 mijë dollarë amerikane 4 mijë paund, Doza kokaine kanabis. Pra në tërësi janë rreth 1 mln euro cash të sekuestruara. Për katër punonjësit e policisë të përfshirë, janë marrë masat e nevojshme administrative”, tha ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *