• |
ide | kryesore

Korrupsioni me tenderat/ Rreziku që vjen nga inteligjenca artificiale

Arkiva, Kryesore, Lajme



Nga Dorian Kodra

Studimi i një universiteti kinez përgjatë vitit 2022 pati jehonë në mediat ndërkombëtare, pasi provoi se ishte e mundur që njeriu të përjetojë plotësisht ndjenjën e dashurisë në marrëdhënien me një kompjuter të pajisur me inteligjencën artificiale  (AI). Për sa kohë kishte intimitet në komunikim, për sa kohë mund të kishte pasion dhe përkushtim, atëherë studiuesit u bindën se ndjenja e kultivuar tek një human ishte pikërisht ajo, dashuria.

Një lloj pëlqimi dhe simpatie ndjehet edhe në mënyrën se si flet kryeministri jonë për inteligjencën artificiale (AI). Pak kohë më parë, Rama i besoi inteligjencës artificiale një punë të vështirë siç ishte përshtatja e ligjeve me Bashkimin Europian, që do të na ndihmonte me hapjen e kapitujve për negociatat. Këtë të shtunë, iu rikthye idesë për ta shfrytëzuar inteligjencën artificiale (AI) në menaxhimin e tenderave publikë.

Korrupsionin me tenderat, Rama e quajti “burim qelbi” gjatë intervistës së përjavshme, që publikon në profilin e tij në rrjetet sociale.

“Prokurimet janë një problem nga ku buron edhe pjesa më e neveritshme e qelbit të korrupsionit. Me modelin e inteligjencës artificiale (AI) ne mund ta kapërcejmë komplet këtë gjë. Duke e kapërcyer komplet, s’kemi më nevojë për këtë konsum të madh energjish të bëjmë këto procese dhe nga ana tjetër neutralizojmë në një masë shumë të madhe atë burim qelbi. E kthejmë prokurimin e fondeve publike në një proces transparent dhe të thjeshtë dhe të lexueshëm”– tha Rama.

Sipas Ramës, nga inteligjenca artificiale (AI) përfitojmë edhe sepse ka më pak burokraci. “Sepse në fund të ditës të ditës te gjithë ato qindra mijëra ndërveprime që bëjnë njerëzit, shko merr ketë, bjer atë letër merr atë letër, të mungon kjo, kështu ashtu… ato o bën algoritmi, i bën modeli”– shpjegoi kreu i ekzekutivit.

Dallohet në fjalët e Ramës një besim i tepruar tek inteligjenca artificiale (AI). Ndjehet mes rreshtave një lloj idealizimi që i bën ai teknologjisë së avancuar, që sipas tij mund të zgjidhë përfundimisht korrupsionin me tenderat.

Për ta kuptuar nëse pëlqimi i Ramës është real apo nëse pas sjelljes së kryeministrit fshihen interesa të tjera, duhen parë rrethanat nga se lindi ideja.

Vjedhjet e mëdha të njerëzve të Rilindjes me tenderat

Propozimi i parë u bë në mbledhjen e asamblesë së Partisë Socialiste në shtator të vitit 2023. Rama i habiti të gjithë kur tha se zgjedhjen e fituesit të tenderit mund ta bëjë kompjuteri dhe jo njeriu.

“Përmes Inteligjencës Artificiale (AI) që i bën të panevojshme të gjithë komisionet e tenderave. Me këtë rast kemi edhe më pak kandidatë për t’u futur në komisione. Dhe më pak që shkojnë përfundojnë SPAK-ërave nga injoranca. Një pjesë e tyre nuk e dinë fare për çfarë kanë firmosur”, tha ai.

Ishte koha kur socialistëve iu kishin dalë të palarat me inceneratorët, për shkak të hetimeve të SPAK. Ndryshe nga sa thoshte kryeministri, ata e dinin shumë mirë se çfarë kishin firmosur.

U zbulua se se një anonim, i quajtur Klodian Zoto ishte në fakt një nga njerëzit më të rëndësishëm të shtetit shqiptar. Ndërsa punonte në prapaskenë, si një gjeni i “trukimit” të dokumentave shtetërore, Klodian Zoto vilte qindra miliona euro nga paratë e taksapaguesve me bekimin e shefave të tij politikë.

Klodian Zoto bënte propozimin e pakërkuar për inceneratorët, që vinte në lëvizje qeverinë. Klodian Zoto hartonte procedurat dhe kriteret e tenderit. Klodian Zoto fitonte tenderin. Klodian Zoto justifikonte shpenzimet. Klodian Zoto shpërndante paratë tek politikanët.

Organizata socialiste u lëkund. Deputetë, ministra dhe kryebashkiakë përfunduan në burgje. Zv.kryeministri Arben Ahmetaj dhe një nga bashkëpuntorët më të afërt të Edi Ramës u largua nga vendi.

Disa muaj më pas, nisi puna për Qendrën Kompjuterike me Performancë të Lartë. Ekspertë të AKSHI do të bashkëpunojnë me ekspertë të CHATGPT për të dalë me një produkt. Gjithsesi muajt e fundit, futja e inteligjencës artificiale (AI) tek tenderat sikur u harrua.

Por disa ditë më parë, shpërtheu skandali i kompanisë së drejtorëve të bashkisë së Tiranës “5D konstruktion”. Plaçkitja e taksave nga njerëzit e afërt të Erjon Veliajt ishte po aq brutale sa me inceneratorët. Vendin e Klodian Zotos e kishte zënë Nestor Muhametllari, administrator i kompanisë private të drejtorëve të bashkisë së Tiranës.

Nestori organizonte tenderin e bashkisë nga zyrat e kompanisë private. Nestori kontrollonte ofertat e kompanive të tjera private. Nestori ndryshonte kriteret e garës për të eleminuar konkurentët. Nestori kontrollonte edhe drejtorët e tjerë të bashkisë, që i bindeshin, me gjithë frikën se do të përfundonin burgjeve.

Të arrestuarit ishin disa nga financuesit kryesorë të fushatës së Veliajt në Tiranë. Zgjedhjet ndërkohë po afrojnë.

Pafuqia e SPAK përballë inteligjencës artificiale

Në thelb, kalimi i tenderave në përgjegjësi të një programi kompjuterik, është dorëzim përballë aspiratës dhe premtimeve për të ndërtuar një administratë me njerëz të ndershëm dhe të pakorruptuar. Transferimi i punës për të ndarë paratë publike nëpërmjet tenderave nga njerëzit tek kompjuterat, do të thotë të pranosh se pushteti është në duar të pista. T’ia heqësh njerëzve të drejtën e administrimit të parave publike do të thotë se në pushtet janë njerëz që nuk e meritojnë besimin e qytetarëve, meqënëse janë katandisur në një çetë hajdutësh dhe hileqarësh që e kanë mendjen të vjedhin.

Është pikërisht kjo logjikë që e zhvesh administratën nga morali, që vë në dyshim efiçencën e inteligjencës artificiale në duart e po të njëjtës administratë. Nëse njerëzit e pushtetit janë të aftë të trukojnë tendera, të gënjejnë dhe të grabisin taksat tona, kush garanton se programet e inteligjencës artificiale nuk do të manipulohen nga këta mjeshtra të vjedhjes dhe mashtrimit?

Këtu fshihet edhe e vërteta për “dashurinë” që ka kapur Ramën për inteligjencën artificiale (AI).

Kompjuteri që do të mbajë përgjegjësi për shpërndarjen e parave të taksave, ka një karakteristikë që i mungon Lefter Kokës, Arben Ahmetajt, Vangjush Dakos, Taulant Tushës, Redi Mollës apo Mariglen Qatos; kompjuteri jo vetëm është i zhveshur nga përgjegjësia morale, por është imun edhe nga përgjegjësia penale.

Edhe sikur një ditë hetimet e prokurorisë të zbulojnë se një tender ka qenë i padrejtë dhe ka favorizuar një kompani të caktuar nëpërmjet procedurave të parregullta, prokurorët i kanë duart e lidhura. Si mund të ngrihet akuzë ndaj një programi kompjuterik?

Prokurorët nuk mund të marrin dot në pyetje një software për të kuptuar se përse PPP e sterilizimit iu dha një muratori pa eksperiencë në këtë fushë. Prokurorët nuk mund të mbajnë në arrest me burg një shpikje teknologjike, bie fjala për inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston megjithëse paratë janë shpenzuar. Kundër vjedhjes me inteligjencë artificiale nuk mund të organizosh as protesta dhe as të kërkosh dorëheqje nga posti.

Teknologjia e përdorur në këtë mënyrë diabolike zhvlerëson çdo lloj kontrolli, që u mendua se do të forcohej nëpërmjet reformës në drejtësi, pikërisht për të luftuar korrupsionin.

Deri më sot, një skemë si kjo, që nxjerr jashtë loje gjykata, prokurori, BKH, KLSH, audit të brendshëm dhe çdo lloj forme të mbajtjes së përgjegjësisë, nuk rezulton të jetë aplikuar në asnjë vend të botës.

Është kjo arsyeja që inteligjenca artificiale tingëllon kaq e dashur në fjalët e Ramës. Jo se ai është aq naiv dhe po na dashurohet me një kompjuter, por sepse tek teknologjia e avancuar ka gjetur bashkëpuntorin e radhës. Pasi të joshë me prezantimin e tij dhe ta vërë në punë, mund të vijnë edhe problemet. Por ateherë vjedhja nuk do të ndëshkohet më si krim, sepse do të quhet thjesht një gabim./Lapsi.al



25 Comments

  1. Ec para Edo ne ndertimin e Shqiperise moderne.Politikanet dhe mediatiksat qe u mburren me ndertimet pa leje me metoden e tokes xanun dhe zhvillimin kapitalist duke ngritur firma piramidale me financier suden nuk e kuptojne inteligjencen artificiale dhe modernizimin qe sjell ajo.

  2. Ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Flamur Noka, ka pranuar se ka marrë një ofertë zyrtare për të qenë agjent i UDB, duke qëndruar në ish- Jugosllavi në vitin 1991, dhe duke siguruar një punë të mirë atje.

    Në deklaratat e tij zyrtare para policisë shqiptare në vitin 1991, ai ka pranuar se UDB i ka bërë ofertë të qëndrojë në ish- Jugosllavi, duke i siguruar punë të mirë, por ai ka kërkuar të kthehet në Shqipëri.

    Në deklaratën e tij, nuk thuhet se ai nuk ka pranuar të punojë për UDB në Shqipëri.Kur e propozon salihu ju i thoni bravo salih,por kur e thote rama ju nxirrni pikpyetjet

  3. INTELIGJENCA ARTIFICIALE NJE SHPIKJE ME DY STANDARTE ,I PARI SI MREKULLI ME POLITIKA LIGJE SIGURI MBROJTJE DHE I DYTI SUPER KORRUPSION VJELLJE AKTIVITETI SURVEJIM DHE FUNDOSJE PER PERDORUESIN ,KJO NDOLL SEPSE ATO QE E KONTROLLOJN ATE ,NUK JAN TE DREJT DHE KA IKUR BESUSHMERIJA PER TO

  4. AI vjen nga pellazgerishtja dhe do te thote pikerisht AI pra AI i madhi.

    Kaq! Te tjerat jane llafe te kazanit mediatik.

    Iket, iket… moret fund! Shpartallim total!

    1. A e mbani mend sec tha ne nje emision para 2-3 vitesh AI( jo artificial intelligence) ,i madhi qe une jam tre levizje para kundershtarevet,si ne lojen e shahut.Nuk i punon mendja per mire as edhe nje minute atij njeriu.Pjeter Arbnori tha nje fjali lapidare: Keta nuk jane socialista,keta jane specialista! Per Para keta vrasin baben e tyre.

  5. PARODI

    GHETTO GEASY  FEAT. MAJK & AJO – Sanduiç me nutella dhe shampanjë

    [MAJK]
    Une nuk e di
    As emrin qysh e ka
    Veç shpesh m’bjen me pa
    Amo une vi
    Kudo qe ajo osht
    Mu gjith permas m’ka

    [REFRENI]
    Jo s’ka si ajo, ajo, ajo
    Jo s’ka si ajo, ajo, ajo
    Jo s’ka si ajo
    S’ka si ajo

    (AJO)
    Vërtet ti s’e diiiiiii
    Si e kam emrin tim
    Po m’vjen rrotull tash
    Më thuaj me ç’qëllim?
    Po ky shoku yt aman cili osht?
    Ç’e ka atë shampanjë,
    që e mban në dorë posht?

    [GHETTO GEASY]
    Un e nisi diten me to, ajo me nutella
    Une jom mbeshtjellsi, ajo osht karamelja
    Munona me percjell, e mos me lan della
    Prap m’del perpara, au ciao bella
    Hej mamita, kur po vjen pak te papi
    Leji shoqet pak, le ti marre malli
    Boje punen vet, t’dale ku t’dali
    Hajde te djali me pamje kah mali
    Mmm, knaqsi e garantume
    Po t’shoh lakuriq me petale e mbulume
    Dashnija per ty, fantazi e shfrenume
    Ti je bo per mu, per tjert je ndalume
    Hajde sonte festojm t’lagi me shampanje
    Hajde t’lagi me shampanje
    Hajde t’lagi me shampanje
    T’lagi me shampanje
    Un ty t’lagi me shampanje
    T’lagi me shampanje
    Hajde t’lagi me shampanje

    (AJO)
    Mendova se ishe prift, e do na martoje,
    mjekra jote m’gënjeu, s’je ru se përtoje.
    Tash të vërtetën mësova, por edhe ti kuptoje,
    unë s’jam ajo karamelja, që ti dëshiroje.
    Mos jeni gjë vëllezër, si panine ngjani,
    mu m’doni për sanduiç, po s’mund të më hani.
    Jam e omël si nutella, më paska dal nami,
    s’jam as molto as krep, me shampanjë s’mund t’më lani.
    Paske haluçinacione, dhe fantazi të shfrenume,
    sa ke pa parë një femër, e ke pas të ndalume?
    Mos je gjë pastor, martesën e ke të lejume,
    unë jam già e fejuar, me një djalë e dashurume.
    Ik tani festo me Majkin, dehuni me shampanjë,
    Dehuni me shampanjë, të dy dehuni me shampanjë
    Dehuni me shampanjë
    Dehuni me shampanjë

    [MAJK]
    Une nuk e di
    As emrin qysh e ka
    Veç shpesh m’vjen me pa
    Amo une vi
    Kudo qe ajo osht
    Mu gjith permas m’ka

    [REFRENI x2]
    Jo s’ka si ajo, ajo, ajo
    Jo s’ka si ajo, ajo, ajo
    Jo s’ka si ajo
    S’ka si ajo

    [GHETTO GEASY x2]
    E nese na dy e bojna
    E bojna qashtu qysh ki qef
    E nese na dy e bojna
    Zemer hajde pak ma shpejt

    (AJO)
    Ti dikur doje majmunin
    Me mu tash nuk bën dot gjë
    Unë për djath s’e ha sapunin
    Me qejf ciao të dyve po ju lë

    Ti dikur doje majmunin
    Me mu tash nuk bon dot gjo
    Unë për djath s’e ha sapunin
    Me qejf ciao të dyve po ju lë

    [MAJK]
    Une nuk e di
    As emrin qysh e ka
    Veç shpesh m’vjen me pa
    Amo une vi
    Kudo qe ajo osht
    Mu gjith permas m’ka

    [REFRENI x2]
    Jo s’ka si ajo, ajo, ajo
    Jo s’ka si ajo, ajo, ajo
    Jo s’ka si ajo
    S’ka si ajo

    1. All Birds find shelter during a rain.
      But Eagle avoids rain by flying above the Clouds. Problems are common, but attitude makes the difference! (A.P.J. Abdul Kalam)

      Thënie në shqip: Rron shqiponja në majë të malit, rron edhe miza në b*th të kalit.

  6. Ca i bere dhe po i bene ketij vendi vetem nje Zot e dine o plehere e gjate ,
    Burg burg burg , burg dhe gijotine per ty dhe plehrat mavi .

  7. Tashmë fjalori shqip është pasuruar me shprehje të reja të transformuara nga Egla Ceno.
    Le të shpresojmë që ajo nuk do e këtë më sjelljen e mëparshme prej bullisteje dhe epitet vënëse.

    Shprehjet e reja:

    Ma hënsh zhurmën.
    Fol fol se lirohesh.
    Ordinere dmth e zakonshme.
    Do duartrokitje apo mjaftohesh vetëm me një “ik grisu”?

  8. Une them qe edhe krywminister tw bejme nje robot me AI. Madje edhe deputetet, kryetaret e bashkive, drejtoret e me rradhe. Keshtu vertete shpetojme nga korrupsioni

  9. When you do something noble and beautiful and nobody noticed, do not be sad. For the sun every morning is a beautiful spectacle and yet most of the audience still sleeps.
    (John Lennon)

  10. Ne mes tuaj kam qendruar,
    a nuk me shihni mor te uruar?

    une qe dikur isha per Izolim Total,
    sot jam per Inteligjence Artificial,

    atehere per Socializme ju premtova,
    tani me Rilindje ju mashtrova,

    me Lenka Cuko isha, e me Balluke sot jam,
    emrin nderruar nga Enver ne EdRam e kam.

  11. Ky eshte dell komplet!!! Mjere ky vend e ky popull cfare mban ne kurriz! Kerkon alibi,te laje duart si Pontz Pilati! Po perse qendron ne pushtet, kur nuk gjen nje nepunes te vetem qe respekton ligjin?! Ushtaret bejne cfare ben komandanti! Ti merresh me rrugace e injorante si Tom Doshi, Rraja e gjithfare llumi dhe pret qe ushtaret t’i sherbejne ligjit?!..
    Kjo procedura me ‘AI’ do jete edhe me skandaloze! Sepse roboti do ndjeke “kriteret”! Dhe kriteret jane formuluar te tilla qe, kur roboti te lexoje “Kastrati” apo “Salillari” do i shpalle fitues! Sepse Kastrati dhe Salillari jane veshje kamuflazhi. Pas tyre eshte vete Edvini!…

  12. PARODI

    ENVER HOXHA I VËRTETË NGA FERRI

    Jam këtu mes jush,
    ende s’jam larguar,
    nga ferri po ju flas,
    ju s’më keni harruar.

    Vërtet gurët e rrugës,
    dikur shumë më donin,
    sot priten dhe pemët,
    shoh veç asfalto betonin.

    Ndërtohen kulla të larta,
    çmimet në stratosferë,
    dhe shtëpi nuk blen dot,
    s’bën dot pushime në verë.

    E di ju kanë munguar,
    natën radhët e gjata,
    ju ka munguar zbori,
    dhe ushtria në parada.

    Ju ka munguar qumështi,
    dhe kosi i vërtetë,
    sot nuk dini se çfarë hani,
    veç hile për ibret!

    Ju kanë munguar pionerët,
    vullnetarët nga brezi i ri,
    sot rinia është degjeneruar,
    jeta sociale një çmenduri!

    Ju ka munguar meritokracia,
    dhe puna në profesion,
    shkolloheni sa më s’ka,
    dhe pastaj në emigracion!

    Ju ka munguar familja,
    dhe jetoni larg të ndarë,
    as për vit të ri s’bëni vizita,
    prej vitesh me sy pa parë.

    Keni disa dekada tashmë,
    që në TV thuajse çdo natë,
    ju japin mend pseudo analistë,
    sharlatanë e njerëz bajatë.

    Kjo është demokracia,
    dhe liria që juve kërkoni,
    pasurohen vetëm pak veta,
    e këta bastardë prapë votoni?

    Nuk jeni të barabartë,
    nuk keni drejtësi sociale,
    krimi, droga e prostitucioni,
    Shqipëria është bërë si hale.

    Nuk keni aspak siguri,
    të dhënat hakerohen sheshit,
    shtet servil i imperializmit,
    me pseudo demokraci të leshit.

    Nëse e doni këtë atdhe,
    mos të jetoni kështu të mjerë,
    ngrini grushtin krenarë lart,
    e thoni rroftë shoku Enver!

  13. BIG BROTHER – A FAKE SHOW

    A show called Big Brother,
    A fake reality TV game,
    Where strangers live together,
    To gain some fleeting fame.

    It’s a spectacle of drama,
    A circus of petty fights,
    The contestants scheme and plot,
    To win the viewers’ sights.

    Big Brother in our screens,
    A show that deceives us all,
    Promoting fake reality,
    And feeding on our downfall.

    The viewers watch and cheer,
    As the contestants play their games,
    But little do they know,
    It’s all just for the fame.

    Friendships made, and then betrayed,
    Trust shattered, promises frayed,
    Tensions flare, drama ensues,
    Viewers glued, to watch the news.

    But what does this show teach us,
    Other than playing the game?
    How to be a parasite,
    And live off others without shame.

    It’s all about manipulation,
    And sucking on those who fall,
    Rather than working hard,
    And also standing tall.

    Big Brother is a fake show,
    That won’t teach us what we need,
    It’s a non-educative program,
    That plays on people’s greed.

    Big Brother is a fake show,
    That doesn’t teach us much,
    But rather encourages us,
    To use each other as such.

    Parasitism is not the way,
    To live our lives with pride,
    We need to learn and grow,
    And live with dignity by our side.

    Let’s break away from Big Brother,
    And seek out better fare,
    Let’s use our viewing power
    To show what we truly care.

    There’s no education to be had,
    No redeeming social worth,
    Just endless drama and catfights,
    And a lust for attention and mirth.

    We deserve more than this,
    Than to watch others lie,
    We need to value honesty,
    And let parasitism die.

    Let’s leave behind the Big Brother,
    And all its empty fame,
    Choose shows that challenge us,
    To be our best, truest name.

    So let’s turn off the nonsense,
    And tune in to what’s real,
    Let’s find shows that uplift us,
    And help us truly feel.

  14. Inteligjenca artificiale , shpikje e rradhës Edvin-kartel-droga për vazhdimësin e murtajës së çfarosjes edhe atyre shqiptarve mjeran injorant , të mbetur në këtë vend , të cilit , 11 vjet katraur , askush nuk i doli përzot , por e lanë në mëshirzezën e Edkrimrilindje mavis .

  15. Po çfarë mund të pritet tjetër, nga një çingije që hidhet nga prehëri në prehër dhe spërdridhet për t’i dhënë kënaqësi padronit të radhës dhe për të marrë nga padroni i radhës pastaj atë vlerësimin e çingijes më të preferuar. Çfarë mund të bëjë tjetër, çfarë mund të presësh tjetër

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *