• |
ide | kryesore

Video/ Kolaps në fushë, humb jetën gjatë ndeshjes Fredi Mërkuri: ish-portieri i Butrintit ishte 62 vjeç

F1, Sport, Video
Mërkuri



Ajo që duhet të ishte një miqësore feste u kthye në një ngjarje tragjike. Fredi Mërkuri ka humbur jetën papritur në fushë, ndërsa ishte duke marrë pjesë në një ritakim veteranësh të futbollit. Në fakt, klubi i Butrintit kishte organizuar një ndeshje miqësore mes lojtarëve të viteve 80-90 dhe një grupi ish-futbollistësh grekë të qytetit të Athinës. Gjatë ndeshjes, ish-portieri Mërkuri ka pësuar kolaps në fushë dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e qytetit.

Sidoqoftë 62 vjeçari, hidraulik me profesion, nuk ia ka dalë të mbijeteojë, duke u ndarë nga jeta në fushën e lojës, që e donte aq shumë. Mërkuri është konsideruar si ikonat e klubit të Butrintit në Sarandë, e pasi u tërhoq nga futbolli i luajtur ai vazhdoi të qendronte pranë lojës si trajner i portierëve të Butrintit në 2011 e pastaj edhe duke trajnuar të rinjtë.

Video/ Momenti i ndarjes nga jeta të Fredi Mërkurit

Ndarja nga jeta në fushë e ish-portierit të Butrintit kthen në memorje atë të përjetuar në fundin e vitit 2023, kur Raphael Dwamena humbi jetën në fushë gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani, me sulmuesin ganez 28 vjeçar që u rrëzua përtokë në minutën e 24’ të takimit, për të mos u ngritur më.

Lexo më tejVideo/ Dwamena nuk ia del: ndahet nga jeta në spital sulmuesi 28 vjeçar



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *