• |
ide | kryesore

Video/ Lotët e Goldi Halilit nuk bindin askënd: ultrasit e Tiranës të tërbuar, i hedhin mbrapsht fanellat lojtarëve

Sport, Video
Goldi



Kukësi i vendit të fundit tregoi më shumë e zemër, e madje edhe kualitet, se Tirana në Arenën kombëtare. Bardheblutë fituan vërtetë ndeshjen, por pasi Kukësit iu mohua një penallti e goditi dy traversa në dy minuta, para golit të Abazaj. Pikërisht pas këtij momenti, që afron Tiranën me objektivin Final Four, Goldi Halili, drejtore e klubit, është shfaqur e përlotur në stadium.

Lot që, në fakt, nuk kanë bindur e nuk kanë prekur askënd nga tifozët bardheblu, që e konsiderojnë familjen Halili, fajtore për gjendjen e skuadrës dhe problemet e krijuara nga vendimet e tyre. Kështu, ndërsa Goldi “lotonte” në tribunë, lojtarët e Tiranës janë përballur me tërbimin e tifozëve kur u drejtuan tek ata për t’i përshëndetur. Në vend të duartrokitjeve lojtarët morën një lumë sharjesh e kritikash.

Përgjoni e Abazaj menduan të zbusnin situatën duke i hedhur fanellën tifozëve, por ata ia kthyen mbrapsht. Nga tribunat dëgjohedhin vetëm sharjet në adresë të ekipit që, sipas tifozëve, nuk ka qenë në lartësinë e duhur në këtë sezon, e veçanërisht në këtë ndeshje.

Abazaj goal
byu/Albaniafootball insoccer




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *