• |
ide | kryesore

A duhet pasur frikë Irani/ Cilat janë armët që kanë në dorë Ajatollahët

Arkiva, Lajme, Planet, Të fundit
Irani



Në hakmarrjen e tij ndaj Izraelit, Irani u besoi dronëve vetëvrasës goditjen e parë. Lëvizja që pasoi ishte përdorimi i raketave. Zgjedhja e dronëve ishte e parashikueshme pasi ata janë sisteme luftarake që Teherani i ka zhvilluar së tepërmi vitet e fundit. Testimi i tyre është bërë në një numër të pafund konfliktesh, nga Lindja e Mesme deri në Ukrainë, ku janë pjesë e bombardimeve ruse të qyteteve dhe infrastrukturave.

Modelet “Shahed” dhe “Mojaher” bashkë me të tjera lloje drnësh, u zhvilluan duke pasur përvoja të drejtpërdrejta në terren. Në të njëjtën kohë dhjetëra prej tyre u përdorën nga milicitë aleate, duke filluar me Houthit në Jemen. Vetë këta luftëtarë kanë demonstruar efektivitetin e tyre në të kaluarën me operacionet e kryera kundër objektivave në Arabinë Saudite, taktika të ndjekura me kujdes nga instruktorët e tyre iranianë dhe teknikët e industrisë ushtarake.

Ata u përpoqën t’i përmirësonin, i modifikuan dhe u kujdesën të verifikonin kundërmasat e kundërshtarëve të tyre në përpjekje për t’i kapërcyer barrierat me aksione “tufe”, me një numër të madh avionësh të vendosur për të shpërqendruar sistemet mbrojtëse. Në fakt, në qiejt e Ukrainës ato përdoreshin edhe për të “devijuar” zjarrin kundërajror.

Kjo është ajo që ata duket se kanë bërë për hakmarrje ndaj Izraelit. Mburoja e IDF-së tregoi se është e një niveli superior dhe e aftë të mbajë hapin me avionët që nuk janë aq të shpejtë. Ekspertët kanë llogaritur se një dron i nisur nga territori iranian mund të marrë pothuajse 9 orë para se të “mbërrijë” në objektivat e tij. Kjo është një kohë e mjaftueshme për t’i kapur në një distancë të largët.

Kundër tyre u aktivizuan raketa dhe avionë luftëtarakë të mbajtur në fluturim për një kohë të gjatë me një dislokim masiv të avionëve cisternë amerikanë dhe britanikë, të cilët u shfaqën pasditen e së shtunës në kuadrantin midis Qipros dhe gadishullit arab. Avionët ishin mobilizuar nga Shtëpia e Bardhë për të përforcuar mbrojtjen e Izraelit.

Dronët iranianë janë të lirë në krahasim me pajisjet e sofistikuara, mund të ndërtohen në sasi të mëdha. Ata janë eksportuar vazhdimisht tek “miqtë” e mullahëve duke u shfaqur në fronte të ndryshme lufte në botë. Ishin këta dronë që qëlluan anijet tregtare dhe cisternat e naftës “të lidhura me shtetin hebre” në Oqeanin Indian dhe Detin e Kuq. E njëjta gjë ndodhi edhe pak orë më parë ndaj një anijeje mallrash portugeze në perëndim të Hormuzit. Ky veprim demonstrues kërcënon me bllokimin e ngushticës strategjike.

Megjithatë, këto mjete ajrore pa pilot përfaqësojnë vetëm një nga armët e arsenalit të Republikës Islamike. Për vite me radhë, Teherani ka derdhur para në ndërtimin e një force të madhe raketore që do t’i lejonte atij taktika fleksibile. Pasoja indirekte pati ajo që ndodhi gjatë konfliktit me Irakun në vitet 1980, kur të dy vendet u angazhuan në një duel me transportuesit Scud të projektuar nga sovjetikët. Një tjetër epokë ajo në krahasim me disponueshmërinë e aparatit të luftës Khomeinist.

Shkencëtarët iranianë, me ndihmën e rusëve, kinezëve dhe koreano-veriorëve, kanë ndërtuar pjesë – pjesë një “arsenal” të madh. Të tilla janë raketat Fateh 110 dhe Zulghar me të cilat kanë furnizuar milicitë shiite (me rreze deri në 700 kilometra), pastaj transportuesit për veprime të thelluara “Haxhi Qasem” kushtuar gjeneralit Soleimani (me rreze 1400 km) apo edhe raketat Sejir (me rreze 2500 km. Këto janë vetëm disa nga dhjetëra “llojet” që kanë dalë nga fabrikat, me një synim të vazhdueshëm për shtrirjen e zonës operacionale dhe saktësinë.

Në lidhje me këtë, ekspertët e cituar nga mediat kanë treguar se një pajisjeje balistike të nisur nga territori iranian i nevojiten vetëm 12 minuta për të arritur në shtetin hebre. Pika qendrore, megjithatë, nuk është teknike, por strategjike. Për herë të parë Irani ka sulmuar drejtpërdrejt Izraelin dhe vetëm “e nesërmja” do të na tregojë nëse jemi në një kthesë të re dramatike për një rajon pa paqe. ©Corriere della Sera, LAPSI.al



5 Comments

  1. Nuk e kuptoj pse duhen patur frike perset, dhe jo cifutet! Faktet, historia flasin ndryshe! Kush ka krijuar me shume viktima ne kohet moderne? Kaq!

  2. Ajatollahet jan ne vebdin e tyre e skan pushtuar njeri. Jane cifutet dhe amerikanet qe kane pushtuar dhe masakruar miliona anembane botes.

  3. Vërtet ka kaq fuqi Irani??
    Dhe Rusia që vërtet ishte në dukje fuqi e madhe ushtarake e shohim që nuk ishe ashtu!!!
    E të jetë Irani që akoma ka armët e Shahut!!
    Për akte terroriste vetëm është duke pasur bazat e saj atje ku jetojnë shitët.

    1. o kari i lales rusia i ka shkerdhy trupat e natos ne ukraine , edhe armet gjithashtu. sot per sot eshte ushtria me e forte ne bote sipas eksperteve amerikane por sipas idioteve si puna jote nuk eshte. fatkeqesia me e madhe eshte se hajvane si ty kane te drejte per komente

      1. O idiot, NATO, nuk ka trupa në Ukrainë!

        Ushtria më e fortë në botë me armë të viteve 60!!!!

        Qenke shumë budalla!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *