• |
ide | kryesore

“The Guardian”: Gabimi i Izraelit dhe loja e Iranit

Arkiva, Lajme, Planet, Të fundit
Izraelit



Sulmi në shkallë të gjerë nga Irani ndaj Izraelit mund të ketë kaluar me relativisht pak dëme, por shënon një transformim të rëndësishëm në konfliktin midis dy armiqve. Një luftë e zhvilluar prej kohësh përmes prokurave, vrasjeve dhe sulmeve larg tokës izraelite (shpesh në vende të treta) ka dalë tashmë në sipërfaqe.

Teksa zyrtarë të lartë izraelitë e kanë cilësuar sulmin iranian të kësaj fundjave si “zbulim të fytyrës së vërtetë” të Teheranit, realiteti është se shkak i këtij sulmi është vlerësimi i keq që Izraeli bëri me sulmin e tij ndaj një kompleksi diplomatik iranian në Siri ku vrau, ndër të tjerë, dy gjeneralë të lartë iranianë. Pas vitesh, në të cilët të dyja palët operuan brenda kornizës së një grupi “rregullash” kryesisht të padeklaruara, Izraeli shkeli çdo vijë të kuqe duke sulmuar një vend që Teherani pretendon se ishte i barabartë me sulmin ndaj tokës iraniane.

“Izraeli shkoi shumë larg me vrasjen e gjeneralit iranian në një hapësirë diplomatike” – thotë Yagil Levy, një profesor i sociologjisë ushtarake në Universitetin e Hapur të Izraelit. “Izraeli udhëhiqet nga disponueshmëria e sistemeve të tij të armëve. Dhe sa herë që vendi ose udhëheqja mendojnë se kanë një inteligjencë të mirë, një mundësi të mirë dhe sisteme të disponueshme armatimi që mund të bëjnë punën, Izraeli godet”, – shtoi ai. “Izraeli nuk ka një qasje të vërtetë strategjike. Përpjekja për të identifikuar [lidhjen] mes veprimeve specifike ushtarake dhe përfitimeve të pritshme nuk është në repertorin e udhëheqjes izraelite” – ironizon ai.

Dhe ndërkohë që flitet shumë për strategjinë ushtarake të parandalimit të Izraelit, ai është një parim jo më pak i nënvlerësuar në Iran, pavarësisht viteve të tij të përpjekjes për të shmangur konfrontimin e drejtpërdrejtë. Analistët izraelitë e kanë cilësuar dështimin e sulmit iranian për të shkaktuar shumë dëme si një humbje për Teheranin dhe një fitore për Izraelin, duke sugjeruar se hakmarrja është e pashmangshme pas sulmit të parë të deklaruar në tokën izraelite nga një shtet i huaj që nga viti 1991, kur Iraku sulmoi me raketa.

Kabineti i luftës i Izraelit, i kryesuar nga Benjamin Netanyahu është takuar në Tel Aviv për të diskutuar sulmin me dron të nisur nga Irani. Realitet është se fakti që Irani sulmonte edhe teksa Izraeli po luftonte kundër Hamasit në Gaza dhe Hezbollahut në kufirin e tij verior. Ky është një dështim i rëndësishëm strategjik dhe i politikës që kërcënon të zgjerojë burimet ushtarake tashmë të varfëruara, ndërkohë që fton një konflikt në zgjerim.

Edhe pse disa kanë spekuluar se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ra dakord për sulmin izraelit ndaj Damaskut për të nxitur zgjerimin e krizës, ajo që duket shumë më e mundshme është se Izraeli e vlerësoi keq atë në një mënyrë të ngjashme me llogaritjet e tij të gabuara kur keqkuptoi lojën e Hamasit para 7 tetorit.

Gjenerali në pension Tamir Hayman, një ish-drejteus i inteligjencës ushtarake dhe tani drejtor menaxhues i Institutit për Studimet e Sigurisë Kombëtare, thotë se Netanyahu e ka trajtuar keq edhe marrëdhënien me SHBA-në.

“Unë e di se si funksionon sistemi dhe ndoshta e di se si u planifikuan dhe u kryen ato sulme dhe si apo cilat elemente të kohës ishin të nevojshme. Unë mendoj se kjo është ajo që qëndron pas kohës, jo [manipulimi] politik, por mundësia taktike operacionale” – thotë ai.

Teksa Izraeli ka ndjekur në mënyrë aktive një politikë të degradimit të kërcënimit të paraqitur nga Irani dhe aleatët e tij pas 7 tetorit, duket gjithashtu se ka llogaritur se fitorja mund të arrihet pa një konfrontim të drejtpërdrejtë me Teheranin. Pas vitesh sulmesh ajrore të padeklaruara në Siri, përfshirë kundër njerëzve të lidhur ngushtë me Iranin, dhe 6 muajsh shkëmbimesh ndërkufitare me Hezbollahun në Liban, Izraeli e llogariti gabim se Teherani nuk do të përgjigjej me një sulm të drejtpërdrejtë në tokën izraelite.

Në vend të kësaj, sulmi i Damaskut e ka vendosur Teheranin dhe udhëheqjen e tij në atë që disa e kanë përshkruar si një “rebus strategjik”. Duke inkurajuar aleatët kryesorë në “boshtin e rezistencës” duke përfshirë Hezbollahun, Houthit e Jemenit dhe milicitë pro-iraniane në Irak për të nisur sulmet e tyre në mbështetje të Hamasit në Gaza, sulmi në Damask u bë një provë besueshmërie për Iranin, brenda vendit për regjimin dhe në rajon e më gjerë.

“Sulmi ndaj Damaskut ishte kashta që theu shpinën e devesë”, – thotë Sanam Vakil, drejtor i programit për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut në qendrën e mendimit Chatham House, duke shtuar se sulmet iraniane ishin “të pashembullta” dhe se Izraeli ka të ngjarë të ketë dështuar për të parashikuar që Irani do të përgjigjej në këtë mënyrë.

“Ajo erdhi pas shumë sulmeve të tjera izraelite që morën jetë në Korpusin e Gardës Revolucionare iraniane dhe së bashku me shkeljen e konventës së Vjenës në sulmin e një [vendi] diplomatik. Unë mendoj se llogaritja e Iranit ishte se nëse nuk përgjigjet, Izraeli do të vazhdojë të përpiqet të zmbrapsë dhe të degradojë boshtin e rezistencës në të gjithë rajonin. Kjo kishte të bënte me forcimin e vijave të kuqe të saj dhe një masë parandaluese”.

Rreziku i ngutshëm tani për Izraelin dhe SHBA-në në orët dhe ditët në vijim është përhapja e konfliktit aktual vazhdon të derdhet pamëshirshëm përtej kufijve të tij. Uashingtoni kishte bërë përpjekje diplomatike për të parandaluar përshkallëzimin në muajt e fundit dhe me gjithë mbështetjen e fortë ushtarake për Izraelin, me siguri do ta shtyjë Netanyahun të moderojë çdo përgjigje izraelite. Por sulmi në Damask – për të cilin SHBA-ja nxitoi të thoshte se nuk ishte informuar – ishte një kujtesë e ndikimit të kufizuar të Presidentit Joe Biden në Izrael, pavarësisht nga mbështetja e vendit në mbështetjen ushtarake të SHBA-së.

Ishte shumë domethënëse që Jordania iu bashkua përpjekjeve për të rrëzuar raketat iraniane. Vendimi, pothuajse me siguri i koordinuar midis Hezbollahut dhe Teheranit, që grupi shiit libanez të mos vendosë arsenalin e tij të madh të raketave të rënda gjatë sulmit iranian, sugjeron gjithashtu se për momentin të paktën ekziston një dritare e vogël mundësie për të ndaluar thellimin e mëtejshëm të konfliktit.

Pyetja që djeg është nëse, siç sugjeron Vakil, Izraeli do të ndihet i kënaqur të portretizojë mbrojtjen e tij kundër sulmit të Iranit si një “sukses” në vetvete apo nëse do të rrezikojë të sulmojë Iranin dhe të përshkallëzojë më tej luftën. “Hakmarrja e Iranit ishte koreografi e telegrafuar,” shkroi HA Hellyer, një ekspert i Lindjes së Mesme dhe bashkëpunëtor i lartë në Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara, në X menjëherë pas sulmit të Iranit. [Kishte] pothuajse zero shanse që do t’i shkaktonte dëm Izraelit me atë nivel paralajmërimi. Çështja ishte të bëhej një skenë, dhe Irani e bëri këtë. Përfitimi i Iranit? Avancimi i reputacionit si rezistencë ndërkombëtare.

“Ne kemi nevojë për de-përshkallëzimin dhe është e domosdoshme [Washington] DC të bindë Tel Avivin për vendosmërinë e tij për të mos u futur në një luftë sulmuese me Iranin. Netanyahu e ka shprehur dëshirën e tij për një të tillë për një kohë të gjatë, por do të përmbahet nëse është i sigurt se SHBA nuk do të qëndrojë përkrah.” ©The Guardian, LAPSI.al



6 Comments

  1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

    Europa, dhe amerika kanë vepruar sipas thënies tiq e mos këput, por kjo nuk funksionon me vendet terroriste e diktatoriale, mbase është e pashmangshme një përplasje e fortë e botës demokratike me diktaturat e të gjitha llojeve, dhe Izrali duket se e ka kuptuar më shpejt se Perëndimi këtë situatë të pashmangshme dhe ke vepruar edhe pse nuk ka patur mbështetjen e duhur sidomos të majtistëve perëndimorë!

    1. Cfar po thua o idiot!
      Terrorristet e vetem ne kete mes jane Izraelitet qe kane bere krime lufte ne Gaza, kjo gje e faktuar nga gjykatat nderkombetare.
      Ishin Izraelitet ato te cilet sulmuan te paret seline dipllomatike te Iranit ne Siri.
      Sipas teje cfare duhet te benin Iranianet, ti thonin bravo?
      Pyet njehere veten se cfar do te bente Amerika nese irani do te shbombarbonte nje seli dipllomatike te saje!

  2. Izraeli eshte xhandari Amerikan ne boten Arabe.Ti shfrytezoi, ti urdheroi, e zaptoi.Izraeli per 70 vjetkete metode ka ndjekur.Pa qe ne shtet, Anglia, Amerika, Franca e krijuan si plasdarme, sot shiheni se sa ka pushtuar e pervetesuar. Kush nga ato shteteqe e krijuan se ndaluan kete, asnje, perkundrazi ne forma e ndih.ojne genocidin, krimet, pushtimin mbi tokat Palestineze.Me kete, e shume te tjera, pabesia, tinezia e qellimet e keqia qe ka qeveria Izraelite ndaj atij populli te Palestines, eshte e do mbetet molla sherrit per popujt Arabe.

    1. E ke plotesisht gabim. Amerika eshte xhandari i Izraelit. Madje komplet Europa eshte kthyer ne nje sherbetore te rendomete te Izraelit. Ne Gjermani nuk te japin nenshtetesine nese je kundra Izraelit.

  3. E gjithe skenari i atij “sulmi te papare” me parasail nga hamasi ishte te terheqi Iranin ne konflikt. Sa mire funksionoi mbrojtja ndaj 300 droneve dhe raketave cruize po nuk funksionoi asgje kunder ca arabve me shapka dhe parashuta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *