• |
ide | kryesore

Video/ Montenegro ligjëron vendin e parë me dygolësh: Egnatia thyen Partizanin e tregon ‘muskujt’

F1, Sport, Video
Montenegro



Egnatia ka legjitimuar kryesimin e kampionatit, duke mundur në ndeshjen direkte Partizanin 2-1. Montenegro vendosi me një dygolësh në pjesën e parë, ndërsa Skuka hapi lojën shumë vonë për të shpresuar më shumë nga përplasja në Rrogozhinë. Egnatia shkëputet tani me 57 pikë, +6 nga Vllaznia ndjekëse. Dështon Partizani të arrijë shkodranët në vendin e dytë, duke humbur sfidën e parë me rrogozhinasit, pas pesë barazimesh radhazi 1-1 mes tyre.

Video/ Goli i parë i M0ntenegro

Shehi kishte ndryshuar në formacion, por lëvizjet nuk dolën për mirë, duke parë supremacinë e ushtruar nga vendasit. Egnatia kaloi në avantazh në rastin e parë të vërtetë në minutën e 14’. Ibrahimoglu pasoi te Ndreca që dha një asist perfekt për Montenegro. Sulmuesi kostarikan nuk gaboi duke shënuar golin e avantazhit. Partizani nuk reagoi dhe rrogozhinasit kërkuan të fundosin goditjen, por Ndreca në të 16’ u ndal nga Qirko. Asgjë për të bërë për të ndryshuar lojën, sepse në minutën e 30’ Montenegro fiksoi dygolëshin personal. Kundërsulmi i shpejtë i Fernando, që bëri 80 metra duke kaluar tre kundërshtarë u finalizua nga kostarikani, që mposhti përsëri portierin Qirko. Partizani vetëm në minutën e 41’ u duk në anët e Sherrit, që neutralizoi goditjen e Kekos.

Video/ Goli i dytë i Montenegro

Shehi ndryshoi cfarë mundi në pjesën e dytë me Kekon, Zekollin dhe Atanaskoskin, që i lanë vendin Skukës, Hadrojt dhe Buxhelajt. Më shumë stabilitet difensiv e më tepër përpjekje ofensive, por asgjë më shumë se kaq. Madje, Fernando shënoi golin e tretë në minutën e 70’, të anuluar me VAR për një faull të Montenegros ndaj Qirkos. Skuka pastaj ngushtoi diferencën në minutën e 80’, por shumë vonë për të shpresuar një rikuperim në shtëpinë e kryesuesve.

Video/ Goli i Skukës



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *