• |
ide | kryesore

Berisha: Partitë që e quajnë veten opozitare të dalin në rrugë

Arkiva, Lajme, Të fundit
berisha



Në fjalën e mbajtur në tubimin e radhës pranë banesës së tij, ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje opozitarëve që të dalin nga studiot dhe të kapin sheshet dhe rrugët e Tiranës. Një thirrje për të dalë në rrugë ai e bëri për të gjithë qytetarët.

“Të dashur të rinj dhe të reja, studente dhe studentë, gjimnaziste dhe gjimnazistë. Ju që keni shpirtin më të pastër në shoqërinë shqiptare, idealet më fisnike: ngrihuni në këtë lëvizje pa kthim, në këtë betejë pa kthim, në këtë mosbindje civile sepse e ardhmja për këtë komb është një greminë e frikshme.

Dua t’u drejtohem të gjithë atyre forcave politike që e shpallin veten opozitare, dilni nga studiot, kapni sheshet, rrugët. Opozitar sot është vetëm ai që pranon të përballet dhëmb për dhëmb me këtë armik të egër.

Provojeni veten, bashkohuni të gjithë se të keqe të tillë Shqipëria nuk ka parë në histori. Qytetarë dhe qytetare, merrni në dorë Kushtetutën se Kushtetuta është shndërruar në Olta Xhaçkë. Se parlamenti është shndërruar në Edi Ramë dhe Linda Nikolla.

Merrni në dorë Kushtetutën se Kushtetuta është ligji themelor i një shteti demokratik. Mos pranoni që kriminelë të shkelmojnë mbi Kushtetutën për të mbrojtur krimet e tyre” – tha Berisha. Ai ftoi qytetarët të dalin në protestën e së premtes përpara bashkisë së Tiranës. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Po çfarë mund të pritet tjetër, nga një çingije që hidhet nga prehëri në prehër dhe spërdridhet për t’i dhënë kënaqësi padronit të radhës dhe për të marrë nga padroni i radhës pastaj atë vlerësimin e çingijes më të preferuar. Çfarë mund të bëjë tjetër, çfarë mund të presësh tjetër.dil ti me partine tende rithemelim pastaj te tjerat,gjithe jeten ke perfituar nga te tjeret o komunisti marksist i enverit serbi salih

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *