• |
ide | kryesore

Blerja e Serbisë në Francë, 3 miliardë euro. FT: Kthesë e Beogradit në raportet me Moskën

Arkiva, Lajme, Të fundit



Revista “The Financial Times” raporton se blerja nga Serbia e 12 avionëve “Rafale” në Francë ka kushtuar 3 miliardë euro.

Po kështu raportohet se në takimin mes dy presidentëve, atij serb, Aleksander Vuçiç dhe atij francez, Emmanuel Macron, është biseduar roli i Serbisë në prodhimin europian të municioneve, ndërkohë që është njoftuar hapja e dyerve për Serbinë, por është kërkuar edhe njohja e pavarësisë së Kosovës.

Revista nënvizon se ky takim dhe kjo blerje, sinjalizon kthesë në qëndrimin e Beogradit në raportet me Rusinë, qëndrim që është parë si problematik nga Perëndimi, sidomos pas nisjes së konfliktit në Ukrainë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *