• |
ide | kryesore

Pastronin paratë e krimit në Shqipëri, 4 të arrestuar në Angli

Arkiva, Lajme, Të fundit
Daily, Angli, shqiptarë



Katër anëtarë të dyshuar të një grupi të krimit të organizuar, të specializuar në kontrabandimin e parave kriminale jashtë vendit dhe në Shqipëri janë arrestuar, pas një hetimi të Agjencisë Kombëtare Kundër Krimit.

Të dyshuarit u arrestuan më 13 prill në një seri bastisjesh të koordinuara që filluan me arrestimin e një shtetasi shqiptar 48-vjeçar në Dover.

Përafërsisht 200,000 £ para cash u sekuestruan në automjetin të tij, i cili dyshohet se ishte rrugës për në Shqipëri.

Dy burra të tjerë, të moshës 34 dhe 22 vjeç, dhe një djalë 17-vjeçar u arrestuan në adresat në Tottenham Hale, Londër, dhe rreth 150,000 £ në para të gatshme u sekuestruan në një automjet të dytë.

NCA, duke punuar së bashku me Forcën Kufitare, kanë hetuar grupin për dy vjet. Oficerët besojnë se OCG operon nën maskën e një kompanie korrierësh legjitime, por e specializuar në transferimin e parave të paligjshme të OCG-ve të tjera të drejtuara nga shqiptarët jashtë vendit në Shqipëri.

Hetimi filloi në shkurt 2022 pasi Forcat Kufitare ndaluan 48-vjeçarin në kontrollet në Folkestone, Kent.

Me atë rast, brenda furgonit të tij Mercedes Sprinter – i cili ishte nisur për në Tiranë – oficerët gjetën gjithsej 390,000 £ të mbështjellë në pako të ndryshme prej kallaji.

Shtëpia e të dyshuarit në Haringey, Londër, u kontrollua dhe oficerët zbuluan 150,000 £ të tjera në para.

34-vjeçari ishte arrestuar më parë në shtator 2022, kur oficerët zbuluan mbi 20,000 £ në makinën e tij.

Në gusht 2023, u sekuestruan edhe 43,980 £ të tjera, të cilat besohej se ishin të destinuara për t’u transportuar nga grupi.

Të dy personat mbetën nën hetim derisa u arrestuan sërish të shtunën. Që atëherë ata janë liruar me kusht.

22-vjeçari dhe djali 17-vjeçar u lanë të lirë nën hetim në pritje të hetimeve të mëtejshme.

Menaxheri i operacioneve të NCA Paul Orchard tha:

“Pastruesit e parave u mundësojnë kriminelëve të tjerë të rëndë dhe të organizuar – siç janë tregtarët e drogës dhe armëve të zjarrit – të kryejnë veprat e tyre të tmerrshme që dëmtojnë aq keq shoqërinë tone

Qëllimi i krimit të organizuar është të fitojë para, kështu që duke e ndjekur atë dhe ata që e pastrojnë atë, ne po synojmë zemrën e modelit të biznesit kriminal.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *