• |
ide | kryesore

Zjarri në QSUT/ Ministrja Koçiu: Defekt teknik pa asnjë ndikim në spital

Lajme, Të fundit



Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu është përgjigjur ditën e sotme për zjarrin në QSUT disa javë më parë. Në mbledhjen e Komisionit të Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë, Koçiu tha se shkak për zjarrin u bë një defekt teknik dhe nuk pati asnjë ndikim në spital. Po ashtu ajo theksoi se ngjarja është nën hetim nga Prokuroria e Tiranës dhe se në spital ofrohen të gjitha shërbimet, përveç urgjencës kardiake, e cila është zhvendosur.

“Dua të përgjigjem për disa akuza të pavërteta. QSUT është fytyra e vërtetë e transformimit të këtij spitali, siç është spitali i sëmundjeve të brendshme. Nuk është vetëm QSUT. Incidenti që jemi thirrur sot, tregoi se standardet dhe profesionalizmi është i njëjtë si në të gjithë vendit. Të gjitha spitalet janë të specializuar për të ofruar shërbimet. Deri pak vite më parë një gjë e tillë do të ishte e paimagjinueshme nesë do të ndodhte një incident i tillë. Ka arsye për t’u ndjerë mirë dhe krenar për stafin mjekësor. Sa i përket incidentin te urgjenca e sëmundjeve të brendshme, është një ngjarje që siç e dini mirë është nën hetim nga prokuroria e Tiranës. Nga të dhënat paraprake, mund të konfirmoj se bëhet fjalë për një defekt teknik, ku ka pasur një defekt, pa asnjë ndikim në spital. Aty ofrohet puna. I vetmi shërbim që është zhvendosur është urgjenca kardiake,” tha ajo.



3 Comments

  1. Socialistet e kane ngritur ne tempull mashtrimin.
    Dihet boterisht qe sherbimi i urgjences eshte pezulluar prej 3 muajsh , sherbimi i hemodinamikes po ashtu ndersa kjo biba thote qe nuk pati asnje ndikim ne spital!
    Kur keni nje kope delesh qe ju vijne pas deri ne thertoren tuaj, bravo ju qofte!

    1. Po mire nese nuk ka pas impakt si ka mundesi qe spitali funksionon vetem me 10 dhoma…cfar .mashtrimesh thone keta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *