• |
ide | kryesore

Zyrtare/ Beleri kandidat për eurodeputet

Arkiva, Lajme, Të fundit
Beleri



Kryetari i Partisë Demokracia e Re, njëkohësisht kryeministri i Greqisë, Qirjako Miçotaqis ka vendosur të kandidojë dy shqiptarë nga Himara për eurodeputet në Parlamentin Europian.

Bëhet fjalë për Pirro Dhimën, shtangistin e famshëm nga Himara që braktisi vendin e tij për t’u deklaruar si grek, ku aktualisht jeton dhe mban poste të larta politike.

Një tjetër himarjot, ashtu edhe siç është diskutuar më herët, është Alfred Beleri, kryetari i zgjedhur i bashkisë shqiptare, që aktualisht ndodhet në burg i dënuar me dy vite burg për korrupsion zgjedhor.

Të dy janë emra kontraversë, me të kaluar të komplikuar, gati edhe armiqësore me Shqipërinë, siç është rasti i Belerit, i cili është akuzuar për sulmin terrorist me organizatën ekstremiste “MAVI” në postën ushtarake të Peshkëpisë.

Mesa duket, Mitsotaqis, nëna e të cilit është arvanitase nga Athina, ka vendosur të mbajë qëndrimin ekstrem ndaj Shqipërisë, por edhe të sfidojë si vendin tonë edhe Bashkimin Europian duke tentuar të dërgojë në tempullin e demokracisë evropiane një person me të kaluar të errët si Fredi Beleri.

Në një ceremoni të madhe gjatë prezantimit të 42 kandidatëve të Miçotaqisit, të pranishëm raportohet se kanë qenë edhe vëllai dhe djali i Belerit.

Shqiptarët e Himarës që pretendojnë se kanë origjinë greke janë një rast i rrallë i “transformimit etnik” që ka ndodhur ndër vite në trojet shqiptare falë ndërhyrjeve, propagandës dhe interesave të tjera okulte të vendit fqinj.

Zgjedhjet për kandidatët për eurodeputet do të mbahen në 9 qershor.



4 Comments

  1. Tani eshte koha per zgjidhjen e çeshtjes se Çamerise dhe perdorimin e gjuhes Shqipe ne shkollat ne greqi per arvanitasit dhe emigrate shqiptare.Greqia tani duhet te tregoje vlerat europiane per pakicat si shteti I BE.

      1. Po çfarë mund të pritet tjetër, nga një çingije që hidhet nga prehëri në prehër dhe spërdridhet për t’i dhënë kënaqësi padronit të radhës dhe për të marrë nga padroni i radhës pastaj atë vlerësimin e çingijes më të preferuar. Çfarë mund të bëjë tjetër, çfarë mund të presësh tjetër.te mbaroje burgun ne shqiperi pastaj shohim.

  2. Ti Halim qe sdi kendim, je minister per arsim. Merr nje cop gdhe me tre klas si Bejleri dhe behe eurodeputet. Ja dhe tempulli i demokracis dhe dijes, qe ka perfundu te Bejleri. Merr Sokratin dhe Platonin dhe krahasoji me Bejlerin. Grecia moderne me nje fjal. Edhe Pirro Dhimen e ben deputet po dhe ai vec shtangen di te ngrej. Do shkoj Bejleri me Dhimen dhe do votojn direktivat europiane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *