• |
ide | kryesore

Champions/ PSG i var shpresat te Mbappé për të përmbysur Barçën: Atletico duhet të rezistojë në Dortmund

F1, Sport
psg



Që nuk e duan njëri-tjetrin tani është një fakt. Luis Enrique e Xavi, që përfaqësojnë, cilido në mënyrën e tij “barcelonizmin”, atë bashkim të përkatësisë, krenarisë territorial e modelit të lojës së lidhur me “trashëgiminë” e Cruyff, i ngjajnë atyre vëllezërve të rritur së bashku, bij të të njëjtit ambjent familjar, që megjithatë e injorojnë njëri-tjetrin kur detyrohen të takohen në festat zyrtare. Barcelona-PSG mund të përmblidhet në përplasjen mes dy trajnerëve, por kjo do të ishte një nënvlerësim. E i madh madje.

BARCELONA – PSG (3-2)

Para së gjithash, sepse disa nga lojtarët më të fortë në botë po luajnë për gjysmëfinalen e Champions League, duke filluar me Mbappé, i cili në ndeshjen e parë në Paris, sigurisht që nuk e çmendi mbrojtjen e Barçës siç mund të pritej. Mungesa e tij e papritur në tabelën e shënuesve, e kombinuar me mbrëmjen e keqe të Donnarumma, i lejon katalanasit të jenë në gjendje të mbrojnë avantazhin e tyre në ndeshjen e parë. Dhe Xavi sigurisht nuk është tipi që turpërohet të menaxhojë një rezultat të favorshëm.

Në Parc des Princes u pa një Barcelonë që kërkonte topat e gjatë (nga Ter Stegen ose i riu qendror Cubarsì) drejt anëve të një Lewandowski gati për të aktivizuar dy shigjetat në anët e tij, Yamal dhe Raphinha. Luis Enrique e vuri në dukje menjëherë këtë në konferencën e për shtyp, edhe për të përsëritur sërish se përfaqësuesi i vërtetë i kulturës së futbollit katalanas është gjithmonë dhe vetëm ai. Megjithatë, shumë kujtuan se Barcelona e tij mbështetej më shumë në kërkimin e menjëhershëm të super-tridhëmbëshit Messi-Suarez-Neymar, sesa në formulimin e ngushtë në mesfushë të epokës guardioliane.

Duke lënë mënjanë debatet familjare, Lucho detyrohet të fitojë sonte dhe, për ta bërë këtë, ai mund të shpresojë vetëm te Mbappé, teorikisht një anësor i majtë ofensiv i lirë për të zgjedhur pozicionin më afër golit, siç ka ndodhur që nga fillimi i vitit, duke ia lënë krahun anësorit difensiv ose mesfushorit në anën e tij. Luis Enrique duket i orientuar për të kompletuar tridhëmbëshin e Psg me Dembelé, një qendërsulmues i përshtatur nga ideja për të goditur Barçën në shpejtësi, dhe Barcola në të djathtë, ndërsa Xavi rikuperon Pedri, nga minuta e parë.

FORMACIONET E MUNDSHËM

Barcelona:
Ter Stegen; Kounde, Araujo, Cubarsi, Cancelo; Pedri, Gundogan, F de Jong; Yamal, Lewandowski, Raphinha

Paris Saint-Germain:
Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Beraldo, Hernandez; Zaire-Emery, Ruiz, Vitinha; Dembele, Ramos, Mbappe

BORUSSIA DORTMUND – ATLETICO MADRID (1-2)

Në ndeshjen e dytë çerekfinale, në Dortmund, do të jetë Diego Simeone, në krye të ekipit të tij Atletico Madrid, i cili do të duhet të mbrohet nga sulmi i Borussia. Detyra është më pak e thjeshtë nga sa besohet nga ata që mendojnë se skuadra e Terzic është hallka e dobët e tetë skuadrave të mbetura në garë për të ngritur Kupën më të rëndësishme në qiell në Wembley.

Lexo më tejXavi nuk i beson PSG-së: “Do të jetë një ndeshje e vështirë, Montjuïc si Camp Nou”

Sigurisht, lloji i ndeshjes përshtatet me karakteristikat e Cholo dhe ekipit të tij. E dyshja Griezmann-Morata mund të bëjë dëme të pakthyeshme kur kanë hapësira në dispozicion. Por në anën tjetër do të ketë një ekip ofensiv, që, pavarësisht se duhet të bëjë pa të dëmtuarin Haller, mund të mbështetet në një kuartet mjaft të mirë me Sancho dhe Malen në krahë dhe Brandt pas qendërsulmuesit Fullkrug. Sigurisht, kulmi i Champions League sigurisht që do të jetë nesër me rikthimin e ndeshjes mes City dhe Real, por nuk ka dyshim se do të jetë e vështirë të mërzitesh edhe sonte.

FORMACIONET E MUNDSHËM

Borussia Dortmund:
Kobel; Ryerson, Hummels, Schlotterbeck, Maatsen; Sabitzer, Can, Brandt; Sancho, Fullkrug, Malen

Atletico Madrid:
Oblak; Witsel, Gimenez, Azpilicueta; Molina, Llorente, Koke, De Paul, Lino; Griezmann, Morata



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *