• |
ide | kryesore

E rëndë në Kosovë/ Bashkëshorti vrét me armë zjarri gruan e tij

Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kosovë. Një grua është vrarë me armë zjarri në qytetin e Pejës. Dyshohet se autor është bashkëshorti. Sipas policisë autori i dyshuar është arrestuar, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ndërkohë zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar se vrasja ka ndodhur me armë zjarri.

“Në Pejë ka ndodhur një rast i vrasjes, dyshohet se në një banesë në qendër të Pejës bashkëshorti ka vrarë gruan e tij. Aktualisht në vendin e ngjarjes është kryeprokurori, prokurori, krimet e rënda dhe të gjitha ekipet relevante. Po e presim Mjekësinë Ligjore për të marrë trupin e pajetë. Është arrestuar i dyshuari”, ka thënë Nikçi, shkruajnë mediat në Kosovë.



3 Comments

  1. Vazhdon kafsheria kosovare! Nxirrni ligj o te mbaruar, ekzekutim ne vend nga policia kush vret nje femer..

    1. Po pse o trangull paska me shume vlere jeta e femres sesa jeta e nje mashkuli?
      Ligji duhet te jete i njejte per te gjithe.
      Akoma ne 2024 me mentalitete seksiste, cfar rendesia ka ishte femer apo mashkull, e rendesishme eshte qe u vra nje njeri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *