• |
ide | kryesore

Kapet krahu i djathtë i Rrumit të Shijakut, Agron Bejdolli

Arkiva, Lajme, Të fundit
Policia, 52, 48, Malësi, policia, Kavajë, Korçë, Shijakut



Kapet në Durrës Krahu i djathtë i ‘Rrumit të Shijakut’, Agron Bejdolli. Ky i fundit është me masë sigurie arrest në burg për pengmarrje në bashkëpunim me ‘Rrumin’, të dy vëllezërve Indrit dhe Gentian Beqiraj në tetor 2022.

Bëhet me dije se Bejdolli u kap në shtëpinë e një kushëriri të tij në Spitallë të Durrësit në kuadër të operacionit “Wanted”. Ngjarja nisi nga një përplasje ne autostradën Tiranë-Durrës ku dy vëllezërit Beqiraj ishin duke qarkulluar me një motor ‘Piaggo’. Ato u përplasën nga një mjet, i cili kishte brenda 4 persona. Vëllezërit shkuan për t’u sqaruar, por situata agravoi.

Gjatë konfliktit, vëllezërit janë marrë peng, teksa policia ishte vënë në lëvizje për ta liruar atë, autorët e kanë lënë të lirë, kanë braktisur mjetin dhe janë arratisur. Sipas burimeve mësohet se ditën që Indrit Beqiraj u mor peng bashku me vëllain, ishin nisur të vrisnin dy shtetas. Porosia për këtë vrasje është dhënë nga Flamur Bejko, efektiv burgjesh, i cili kishte konflikt me shtetasit që do të vriteshin. Për këtë krim, polici i burgjeve kishte parapaguar 3500 euro, ndërsa vëllezërit Beqiraj kishin siguruar mjetet për realizimin e ngjarjes, konkretisht 4 kg eksploziv, si dhe një armë zjarri automatik, të cilat u gjetën dhe sekuestruan gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e policisë, të hënën e 3 tetorit 2022 pas pengmarrjes.

Në të njëjtën kohë, vëllezërit kishin marrë porosi edhe për eliminimin e Aleksandër Lahos alias Pëllumb Muharremit, i njohur ndryshe edhe si “Rrumi” i Shijakut. Një nga personat e përfshirë në dhunimin e vëllezërve gjatë së shtunës ishte pikërisht miku i “Rrumit”, i cili me sa duket ka pasur informacion për tentativën e tyre për ta vrarë. Për këtë arsye, është shpallur në kërkim vetë “Rrumi”, Agron Bejdolli dhe Dritan Ferra.

Por pas operacioni policor i koduar “Porositësi”, i organizuar nga Policia e Durrësit pas dëshmisë së dy vëllezërve Beqiraj, të cilët denoncuan në polici dhunën e ushtruar ndaj tyre nga disa persona, për të përfunduar më pas në pranga si “vrasës me pagesë”. Zbërthimi i tyre përpara organeve të drejtësisë ka zbardhur disa vrasje, të cilët kishin mbetur pa autorë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *