• |
ide | kryesore

Meta sulmon Altin Dumanin: “Karafil”, “kushëriri i Nuredinit” kam 300 mijë Vojo Kusha!

Arkiva, Lajme, Të fundit
Ilir



Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar kreun e SPAK, Altin Dumanin se po bashkëpunon me Ramën kundër tij për të asgjësuar Partinë e Lirisë që ai e drejton. Gjatë ditës së djeshme në intervistën që dha në Opinion, Meta u shpreh se Dumani ishte takuar me ish-shefin e FBI-së, McGonigal, por kreu i SPAK i ka mohuar këto akuza.

Pikërisht në këtë moment, ndërsa ishte në një konferencë me gazetarët Ilir Meta me ton të lartë vijoi sulmin verbal ndaj kreut të SPAK duke e etiketuar si “kushëririn e Nuredin Dumanit” killerit me pagesë i cili pranoi të bashkëpunonte me drejtësinë duke treguar vrasjet.

Ndryshe nga ky, Meta tha se Altin Dumani po bëhet vrasës i pluralizmit. Jo vetëm kaq deklaratat shkuan deri në ‘kërcënim’ kur përmendi dhe Vojo Kushin kur u hodh mbi tankun e fashistëve, tetor 1942.

“Nuredimi vërtet ka bërë vrasjet që ka pranuar vetë por ky karafil kujton se mund të bëhet vrasës i sukseshsëm i pluralizmit në vend. Gjë që kërkon ta arrijë përmes. McGonigalëve apo përmes kapjes së ndonjë laraske apo sufllaqegjiu nga Partia e Lirisë. Ka parë shumë Ilir Meta si ky kushëriri i Nuredinit” u shpreh Meta.

Pyetjes së gazetarëve nëse po e kërcënonte kreun e SPAK, ai iu përgjigj.

“Nuk kam bërë asnjë kërcënim. Jam për të mbrojtur pluralizmin politik… Unë njeri nuk kërcënoj. Por unë jam Ilir Meta o super budallenj, o supertarallakë. Të më dërgojë patronazhist e të më thotë Ik se i ke punët keq… Laraskat mund ti kapin por PL ka 300 mijë Vojo Kusha, këtu në Amerikë, Bruksel e në të gjithë botën” tha Meta.



9 Comments

  1. Dumani vetem gojore i ben rames . te beje gojore ne orar zyrtar eshte nje sadisfaksion i madh rilindas

    Dumani ben palle ariu ter diten nga loqja ne loqe, nga gojorja ne gojore , rroga rroge, 5 milione leke ne muaj, shoferi shofer, makina nga shteti, kredia falas nga shteti plus noi apartamnet dhurate , qerate nga shteti, ca kan familje i kane ne pune te mira.

  2. Të lumtë goja Ilir, të vërtetën ke thënë! Ky far spaku është tërësisht vegël e kupolës mafioze. Nuk shkon te peshqit e mëdhenj, por bën disa arrestime sa për sy e faqe.

    Vetëm bashkimi i opozitës së vërtetë mund t’i bëjë ballë këtyre kriminelëve në pushtet.

  3. Dridhe lyke me lesh fabryke, se avash avash do ta bojne nje tryke.
    Ja ke dhi muhabetin edhe edverit, se ai kishte dymije petryta ti me vojon e kenoqe fare.
    Per te gjithe katnaret dhe patronazhystat nje skjarim y=i

  4. Ketij i paska ik daullja fare. Kam pershtypjen qe e ka marre info-n qe prangat per te mund te jene çeshtje ditesh, per te mos thene oresh.
    Sdq o Ilir ke nje merite te madhe per te cilen rilindja duhet te te falenderoje: ti ishe ai, qe sebashku me berishen, filluat shkermoqjen e te djathtes dhe po ta shohesh sot aty ku mendohet te behet nje proteste do dilni gjithmone ti me monen dhe me monet e tjere dhe mender dhihet protesta.

  5. Po mo po. Si ti ashtu dhe Saliu po flisni me vete, po shani e kercenoni, sikur do beni gjemen. Thjesht po vertetoni dita dites se jeni ne mut deri ne fyt. Se jeni hajduta dhe nuk keni argumenta ligjor qe te justifikoni pasurit. Dhe sa me shum te zhytur jeni, aq me shum bertisni, pellisni e kercenoni. Nje njeri qe eshte i ndershem dhe qe ska cfar te fsheh, nuk ben sic beni juve. Se do e hetojn e sdo i gejn asgje, dhe do dali me i fort e do vertetoj se ishte perndjekje politike. Nje njeri i ndershim rri urt dhe i shkon deri ne fund procedurave. Ju jeni ber si te shkalluar se jeni ne mut deri ne fyt. Keni vjedh e keni grabit kete popull dhe tani jeni ber si psikopeter. Ketij idjotit i shkau dhe goja te intervista me Fevziun, duke vertetuar qe Saliu me kete ndikonin drejtesin, merrnin info e benin cmos te ndryshonin gjyqtaret qe do gjykonin kete. me nje fjal vertetuan nje nga akuzat e USA, qe Saliu ndikonte ne drejtesi per te mbrojt aleatet. Keto intervistat e ketyre duhet te perdoren si prova ne gjykat, po keta ne gjykat thon genjeva ne tv per arsye politike. varikarsa. Prisni prisni, se eshte vetem fillimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *