• |
ide | kryesore

Rrëmbimi i 3-vjeçarit nga gjyshërit, policia e Durrësit bëhet e gjallë pas 3 ditësh

Lajme, Të fundit



Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. Gj., 60 vjeç, pasi më datë 13.04.2024, në këtë komisariat, është paraqitur një shtetase 23 vjeçe, banuese në Durrës, e cila ka kallëzuar se vjehrri i saj, shtetasi R. Gj., ka marrë fëmijën e saj 3 vjeç dhe nuk ia ka kthyer më.

Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit R. Gj., por nuk e kanë gjetur fëmijën. Vijojnë kontrollet intesive për gjetjen e tij.

Për ecurinë e kërkimeve dhe të veprimeve hetimore për këtë rast do të ketë njoftime të tjera në vijim.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Marrja e padrejtë e fëmijës”.



1 Comment

  1. Sfar vendi muti qe jemi, Po si mor e konsideron vepren menale si “Marrja e padrejtë e fëmijës”.
    Te drejte mbi femijen e kane vetem nena dhe babai, kushdo tjeter qe e mer quhet rrembim, jo marrje pa te drejte.
    Po te dodhte ne Europe nje gje e tille do ishte cuar e gjithe policia ne kembe, mbase dhe Interpoli, ndersa ketu …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *