• |
ide | kryesore

Zjarri në QSUT, Prokuroria e Tiranës urdhëron riekspertim të shkaqeve

Lajme, Të fundit



Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar riekspertim të shkaqeve të zjarrit në Urgjencën e QSUT-së.

Bëhet me dije se ekspertiza do të kryhet me qëllim specifikimin teknik të restaurimit.

Po ashtu mësohet se janë pyetur një sërë personash, kryesisht teknik të cilët kanë dhënë sqarime rreth shkaqeve që ata shikojnë të mundshme, kushteve të sigurisë apo cilësisë së pajisjeve apo mjeteve.

Më parë Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar dosjen e tenderit të Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me rikonstruksionin e urgjencës së QSUT, kjo pas hetimeve të nisura pas zjarrit të rënë në katin e nëndheshëm të godinës së saporikonstruktuar më 11 shkurt të këtij viti.



1 Comment

  1. Prokuroria po përpiqet te ri shpikin roten.
    Kontrolloni projektin, ështe sistemi i mbrojtjes nga zjarri sipas standardeve dhe normave teknike , ne se jo, fajin e ka projektuesi dhe autoriteti kontraktor me ekipin e tij te vlerësimit te projekteve dhe supervizorin që është perfaqësuesi i tij teknik.
    Ne se projekti është OK, fajin e ka kontraktori dhe supervizorin që ka lejuar shmangie nga projekti.
    Nuk çuditem pse prokuroria ka një mal me dosje që nuk u jep dot drejtim. Ne kete çeshtje tepër te thjeshtë, po e zvarrit dhe komplikon qëllimisht për arresye korruptive.
    Bravo drejtësia e re ,investim i partnerit (pronarit) strategjik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *