• |
ide | kryesore

KiE nxjerr Shqipërinë nga monitorimi, por nuk i kursen kritikat

Arkiva, Lajme, Të fundit
kie



Pas 29 vitesh Shqipëria ka dalë nga lista e vendeve në monitorim nga Këshilli i Europës (KiE). Votimi është zhvilluar këtë të mërkurë dhe në fund ka rezultuar me 52 vota pro, asnjë kundër dhe 1 abstenim. Pro vendimit kanë votuar edhe 3 deputetet socialiste Blerina Gjylameti, Klotilda Bushka dhe Etilda Gjonaj ndërsa nuk kanë qenë të pranishëm dy deputetët socialistë Eduard Shalsi dhe Aurora Mara.

Ajo që bie në sy është se nuk kanë marrë pjesë fare në votim 3 deputetët e Partisë Demokratike Lulzim Basha, Jorida Tabaku dhe Ferdinant Xhaferaj. Nga një vështrim që lapsi.al i ka bërë raportit të miratuar nuk mungojnë as kritikat për qeverinë. Çështje shqetësuese mbeten të drejtat e minoriteteve, korrupsioni dhe sistemi drejtësisë tepër i dobët. Një problem me nota pozitive është edhe situata e mediave.

“Këshilli shpreh keqardhje të thellë që, pavarësisht progresit të përgjithshëm në përmbushjen e detyrimeve dhe angazhimeve të tij, mjedisi mediatik ka vazhduar të përkeqësohet në Shqipëri. Ky kthim prapa është serioz” – thuhet ndër të tjera në rezolutë.

Aty kërkohet përmbajtja “nga përdorimi i kërcënimeve dhe retorikës së ashpër kundër gazetarëve që cenojnë sigurinë e tyre fizike dhe aftësinë e tyre për të raportuar. Të dekriminalizohet plotësisht shpifja, në përputhje me standardet ndërkombëtare, dhe të kufizohen gjobat në mënyrë disproporcionale të larta dhe shumat e tepërta të kompensimit që mund të jepen për shpifje, të cilat kanë një efekt rrëqethës ndaj gazetarëve dhe nxisin autocensurën” – thuhet në deklaratëne  KiE. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *