• |
ide | kryesore

Prapaskena/ Inter e festa titull: koncert në San Siro e një himn i ri

Sport
Inter



Ka ende një derbi për t’u luajtur dhe një titull për t’u fituar, por ka edhe një makinë organizative për të aktivizuar. Bestytnitë e tifozëve mënjanë, Inter – si çdo klub në këto situata – ka filluar tashmë diskutimet me Bashkinë dhe Prefektin e Milanos për planin e festimit të kampionatit, që duke qenë se përkon me yllin e dytë, premton të jetë madhështior.

INTER, FESTA NË RAST TITULLI NË DERBI

Nëse titulli do të mbërrinte të hënën në mbrëmje duke mposhtur Milan në derbi, festa do të fillonte të nesërmen. Të martën më 23, autobusi i hapur do të parakalojë nga San Siro për në Duomo. Aty do të bëhen përshëndetjet për tifozët nga Terrace 21 dhe DJ set.

FESTA NË RAST TITULLI KUNDËR TORINOS

I njëjti program, por të dielën në mbrëmje, nëse në vend të kësaj titulli do të mbërrinte gjashtë ditë më vonë kundër Torinos. Klubi do të kërkonte të luante në orën 15:00 për të siguruar që autobusi i hapur mund të nisej menjëherë pas ndeshjes.

INTER, KONCERT PËR TITULLIN

Pavarësisht datës, Interi ka ende në mendje tre ngjarje të tjera për të festuar yllin e dytë. Në datën 19 maj – datë që do të konfirmohet në pritje të kalendarëve zyrtarë – menjëherë pas ndeshjes kundër Lazios, e fundit e kampionatit ku do të jepet edhe trofeu, do të ketë një koncert në San Siro me të ftuar të ndryshëm, citon Gazzetta dello Sport. Max Pezzali, Andrea Bocelli dhe Tananai me prezencën edhe të Ligabue. Pas koncertit, ekipi dhe stafi teknik do të mblidhen për një darkë “institucionale”, ndoshta në Castello Sforzesco.

HIMNI I RI PËR YLLIN E DYTË

E së fundi, një surprizë: si në vitin 2021, kur u hodh në treg “I’m Inter”, po punohet për një himn të ri, i cili aktualisht ka një emër dhe autor top sekret.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *