• |
ide | kryesore

Pse Ilir Meta shpërtheu tani ndaj kreut të SPAK

Kryesore, Lajme
meta



Nëse ndiqje për vetëm pak minuta konferencën për shtyp që kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kishte këtë të mërkurë vihej re lehtësisht një shtim i akuzave dhe epiteteve ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.

“Po i them tani Dum-Dumanit! 3 herë me një gazetare që të del ty tek “Metamorfoza”, ke përmendur emrin tim, që po më heton mua për ÇEZ-DIA-n. Ke dërguar dhe njerëz që të iki unë nga Shqipëria. Po pse legen si puna jote jam unë, që të dridhet goja?” – ishin disa nga fjalët me ton të lartë të Ilir Metës që drejtonte gishtin tregues nga kamerat.

Ish-presidenti u përpoq të tregojë se mes tij dhe kreut të Prokurorisë së Posaçme çështja është kthyer në personale.

“Çfarë prokurori je ti? Gjurmon vjehrrën time ti, të mbash peng vjehrrën time, të marrësh peng familjen time, e kujton se do të marrësh Partinë e Lirisë, që t’ja çosh atij torollakut” – akuzoi Meta që përsëriti akuzat për përgjime të paligjshme të në partinë e tij me ata që i quajti “çimkaxhinjtë dhe çimkaxheshat” e Dumanit.

Për Metën, Dumani po përpiqet të asgjësojë pluralizmin politik në Shqipëri.

“Po pse mo palaço, ka Ilir Meta frikë nga burgu yt, dhe amerikanët të tu, si Adriani dhe McGonial? Se dhe Adriani amerikan është. Po Ilir Meta nga burgu, do ta shpërbëjë atë celulë kriminale që është atje, o palaço! Hajde dil në televizor me mua ti, meqë ke vendosur të merresh me politikë!” – ishin deklaratat e forta të Ilir Metës për Altin Dumanin.

LEXO EDHE: A është çmendur Ilir Meta?

Salla u mbush me shigjetime deri në fyerje: “zëdhënës politik i partisë Rilindje”, palaço, injorant, torollak, etj.

Janë të shumtë ata që tani pyesin pse ky shpërthim i Ilir Metës.

Ish-presidenti është duke u hetuar nga SPAK për çështjen e njohur si CEZ-DIA. Për të gjithë ata që e kanë harruar DIA ishte kompania në pronësi të biznesmenit Kastriot Ismailaj që në 2009-ën mori një kontratë për mbledhjen e borxheve të CEZ. Meta akuzohet se ndikoi në lidhjen e marrëveshjes dhe se mes tij dhe Ismailajt ka pasur edhe shkëmbime parash. Ismaliaj u arrestua në 2015-ën dhe në 2017-ën u dënua me 11 vite burg, por u lirua në korrik të 2023 pasi iu llogarit edhe koha e paraburgimit. Për Ilir Metën çështja u rihap në 2019-ën dhe deri tani ai i ka mohuar të gjitha akuzat. Meta thotë se Dumani ka kontaktuar në qeli edhe Kastriot Ismailajn me qëllim kthimin e tij në bashkëpunëtor të drejtësisë.

“Çfarë presim ne, të thuash që ke vajtur 20 herë në burg, në Fier Kastriot Ismalit, për ti thënë më jep dëshmi kundër Ilir Metës? Që të dalësh ti nga burgu, dhe të vijë ai këtu. Se Ilir Meta nuk është kujdesur për ty, ti pse mbron Ilir Metën?” – tha kreu i PL-së.

SPAK është duke hetuar edhe bashkëshorten e Metës, Monika Kryemadhi për disa pagesa lobimi në SHBA. Në disa takime informale që Dumani ka pasur me gazetarët është shprehur se çështjet ndaj Metës dhe Kryemadhit janë drejt përfundimit të hetimit.

Këtë zell të Dumanit për të hetuar, Ilir Meta nuk e sheh tek dosjet që prekin Edi Ramën apo Erion Veliaj.

“Nuk ke takat ti të arrestosh Erion Velinë, se ju mbyti me favore, ty dhe atyre të tjerëve. Pronarin faktik të inceneratorit të Tiranës. Ti nuk ke takat, se je palaço, të thërrasësh Edi Ramën, që ka bërë ato vendime qeverie në kundërshtim të plotë me ligjin. Sepse ti je Prokuror jo i amerikanëve, je Prokuror i Ëngjëll Agaçit!” – tha Meta.

Ndërkombëtarët dalin në krah të Dumanit

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ishte institucioni i parë që doli në mbrojtje të Dumanit. Pas tij edhe ambasadat kryesore në vend.

“Përshëndesim dënimin nga KLP të sulmeve të drejtpërdrejta dhe të tërthorta kundër SPAK-ut në ditët dhe javët e fundit. Do të vazhdojmë të qëndrojmë në krah të shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë që mbështesin institucionet e reja të drejtësisë dhe rolin kyç që ato luajnë në demokracinë e Shqipërisë. SHBA qëndron në krah të profesionistëve të drejtësisë që respektojnë ligjin dhe do të mbështesë të gjithë ata që kërkojnë t’i japin fund pandëshkueshmërisë” – shkroi ambasada e SHBA.


“Sulmet apo intimidimet kundër anëtarëve të gjyqësorit nuk kanë vend në demokraci. Ne mbështesim dënimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë të deklaratave të fundit të papranueshme publike të drejtuara kundër SPAK. Bashkimi Evropian qëndron pranë magjistratëve dhe profesionistëve shqiptarë të angazhuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar” – e mbështeti Bashkimi Europian.


Reagimi i Monika Kryemadhit

Por ndërsa qëndrimi i ndërkombëtarëve ndaj deklaratave të Metës ishte i kuptueshëm, ajo që nuk pritej ishte mënyra se si e komentoi këtë bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi. Në një koment në rrjetet sociale ajo foli për “protagonizëm bosh” të opozitës.

“Shfokusimi nga INCENERATORËT që unë kam kallëzuar me përgjegjësinë e firmës time dhe protagonizmi BOSH janë sot shërbimi më i mirë që mund ti bësh Edi Ramës, Erion Veliaj & Bandës së tyre. Denoncimi me fakte, prova dhe firmë konkrete kundër bandës në qeveri dhe bashki; këto janë tema kryesore që mendoj se duhet të udhëheqin aksionin opozitar.

Gjithashtu, unë besoj se shqiptarët presin nga Opozita ide, vizion dhe propozime konkrete, që ngjallin shpresë dhe besim për popullin shqiptar. Se si do të rrisim mirëqenien dhe sigurinë e tyre. Filmat e vjetër me të njejtin përfundim janë pa interes për shumicën e shqiptarëve” – shkroi ish-kryetarja e LSI-së.
A është kjo një përgjigje edhe për tensionin brenda PL-së ku Meta është angazhuar të largojë nepotizmin nga radhët drejtuese. ©LAPSI.al



46 Comments

  1. Po se eshte gati per burg, o lla!

    Ne e dinim qe ai e dinte qe ne e dinim qe ai e dinte… qe do vinte kjo dite… qe kur e strukem ne Presidence!

    S’e kuptoj pse tani ben si Crazy Bitch?!

    Beju burre Like! Merre si burrat!

    Po fundja pse e keni kaq frike burgun o lla?!

    Ore ne burg je per qejfin tat.

    Me qetesi… me dashuri…

    Do te te bejme shembull Like!

    1. Nuk besoj se Edi frikacaku e arreston dot, madje as nuk e vret dot sic vrau Martinaj! Likja eshte i paparashikueshem, nuk eshte budalla si Saliu qe lexon ne dritare!

      1. “Likja eshte i paparashikueshem”

        I am shiting myself! 🤣🤣🤣

        Are you fuckimg joking?! Likja nje kokerr katnari. I paparashikueshem Likja?!

        E di ca eshte e trishte mo plak?!

        Qe ju shqipot keni pas njerez si ky ne krye!

        Por le te ngushellohemi. Ka edhe me keq.

        Hitler, Stalin, Kim Jong Un, Pol Pot, Enver Hoxha…

        Oh shit! Harrova! Edhe Enver Hoxhen e kishit po ju!

        WTF!!! 🤣🤣🤣

        1. Like hajvani nuk eshte pa faj kur e beri kete toc KM ne 2013, por nuk eshte kocke e lehte qe ta perlaj Duman kokefshatari! Sic te kam shkruar shpesh qe je person i cili mund t’i dukesh i zgjuar vetem atyre me 4 vjecare apo 8 vjecare, une jam nivel tjeter si per nga shkollimi edhe per nga financat, nuk varem nga nje rroge e qelbur miu tastiere si ty! Keshtu motra, e trishte eshte vetem ropqirlleku i propagandes te dhjere qe nuk hahet me! Kane shqipot pensionista dhe njerez si Edi qe ka arritur shifren 10 miliarde euro vjedhje, kane Erion gejin qe shperndan supe te ata qe s’kane mendje e as force ta kundershtojne, kane Belinden e Ergysit dhe Ervis Bereberit, kane Ogerta Manastirliun, kane Olten strategjike, kane dhe Damianin, etj etj! Likja nuk thote ndonje gje qe nuk e dime, Dumani eshte pa moral qe kur nuk arreston ata qe po bejne super deme miliarda euro dhe provat jane uleritese! Kjo eshte e trishte o miu fisqir, qe per ate rrogen tende te qelbur po shkerdhehen taksat e mia dhe te shume bobave te tjere! Keshtu merre kete propaganden tende dhe fute ne bythe!

          1. Ke probleme me vetebesimin, me veteafirmimin.

            Dmth. e kupton ca po ben ti tani?!

            Ti po hapesh ndaj nje te panjohuri ne internet! Po shpalos gjithe shqetesimet e tua qe kane lidhje me vetebesimin.

            Kush jam une, kush je ti?

            Sherohu vlla! Ke vecse 1 jete ne dispozicion.

            Mos lejo qe viruset qe kane instaluar familja, te afermit dhe shoqeria, te te kushtezoje jeten.

            Eshte jeta jote.

    2. Problem në këtë rast nuk është një i çmendur si Meta.
      Shqetësim janë ata që merren me një budallë.
      Ai që debaton me një të çmendur, është më i çmendur se i çmenduri, ka thënë Ismail Kadare.

  2. Ore si nuk pashe nje nga keta kellira qe… me te njejten “non chalance” dhe shkujdesje me te cilen ushtrojne pushtetin e tyre, po me te njejten “non chalance” dhe shkujdesje te merrnin nje kobure, ta mbeshtesnin tyten e saj ne temthin e kokes se tyre dhe pastaj te terhiqnin kembezen.

    Eshte kaq fucking e thjeshte!

    Por kurvat nuk mund te ikin si burra!

  3. JP kaq I sigurtë je që do shkojë në burg??
    Po mund të shkojë jo si fajtor por si i dënuar politik dhe i pafajshëm ,si Berisha e ndonjë tjetër nga opozita se jemi në diktaturë.
    Dhe pjesë e kësaj është dhe Spak që zbaton urdhrat e Ramës!!

    1. Pervec karlliqeve qe ke shkruar pas 2 pikepyetjeve…

      Sigurisht qe jam i sigurt.

      Madje po te them me shume se kaq.

      Te gjithe ministrat dhe drejtoret e Rames dhe Berisha e Malltezi jane thjesht pista e dishezes per te cuar Meten ne burg.

      Jo se keta me lart nuk e meritonin, pooor… ne aspektin simbolik, Meta eshte simboli i te gjithe te keqija te shqiptareve!

      Berisha eshte thjesht nje malok. Pa lidhje. Vari karin.

      Meta eshte shumatorja e te gjitha mekateve kapitale.

      Eshte talent dhe vokacion i Rames qe di te luaje kaq bukur me te keqen.

      Ore ju nuk doni ta besoni, por Rama eshte gjeni. Dhe s’ka te beje as me pushtetin e as me kultin e individit e as me karlliqe si keto… kjo qe po them. … shif e gjyko vete. Por jo si partizan.

      Kete vit presim 13M turiste. Kam frike se do jene shume me shume se kaq.

      Plako une gjykoj numrat. Numrat nuk jane opinion. Jane numra.

      1. 13 milione turiste e 60% e shqiptarevet nuk vene dot nje dite me pushime. Ne fakt ke te drejte JP( u bene merak shume njerez nga mungesa jote) maloket nuk duhet ti afrohen plazheve.Kishte te drejte Xhacka

        1. Me plasi kari per shqipot. Shqipot te bekuar nga Zoti e gjithe jeten duke u ankuar… si kucka!

          Aman te shporren nga ky vend. Te shkojne aty ne pidh te s’emes ne Gjermani e Angli, te behen njerez e kur te kuptojne qe kane lindur te bekuar, te kthehen ketu e te vazhdojne ta bejne kete vend.

          Se ketu ka vend per te gjithe. Por me mendt ne koke.

          Perdorni ate mut koke mo plak.

          Pse jeni kaq gjys-debila ju shqiptaret?!

          Nderkohe qe s’jeni te goditur ne tru!

          Dreqi e mori.

          I keni te gjitha neuronet ne vend!

          Jeni te bekuar nga Zoti o Loqe!!!

          Pse silleni si debila?!

          Ca halli keni?!

          Ore na e thoni qe te gjejme ilacin!!!

      2. Numerat jane numra ?????
        Po u boshatis ai vend o truthare…
        Edi Kokaina e degjeneroi ate vend per interesat e tij, the tani, Albanistani eshte thjeshte principata e Edvin Turgut Rames.
        Tani per Spakun… po cfare gjyjate speciale leshi asht o bace, kur merret me ” krimet e paqena” te Berishes, dhe injoron miliardat e vjedhura nga mafia ne pushtet.

  4. I lutej si bytheqir Rames te Fevziu tek ai video-mesazhi:

    “Te lutem me fal, me fal, me fal! E mban mend ca bera une per ty tek Parku Rinia?!”

  5. Meta ne thelb ka te drejte .

    Mbase jo me këtë irritim por dumani dhe skapi janë komplet vegla të ramëa.
    Ambasadat të na rruajnë karin se janë ngop me narkoeuro.
    Nuk ka pse te behemi kolumbi për inzeresa xhepash. Valixhesh. Vjen kimetja si fshatare dhe ikën si top modele fashioniste ! Me se u be ?? Me narkoeurot e Ramës në shqipëri!

    Paskemi qene miniere ari për vllahutin lu kometen aq sa sdo ne ik njeri mga shqipëria . Vjen ambasadori me duarbosh ikën milionerë! Ndaj mos të na çajnë karin si shumë me gjithë dumanin qe i bo gojore ramës agacit dhe veëiajt

  6. Meta ne thelb ka te drejte .

    Mbase jo me këtë irritim por dumani dhe skapi janë komplet vegla të ramëa.
    Ambasadat të na rruajnë karin se janë ngop me narkoeuro.
    Nuk ka pse te behemi kolumbi për inzeresa xhepash. Valixhesh. Vjen kimetja si fshatare dhe ikën si top modele fashioniste ! Me se u be ?? Me narkoeurot e Ramës në shqipëri!

    Paskemi qene miniere ari për vllahutin lu kometen aq sa sdo ne ik njeri mga shqipëria . Vjen ambasadori me duarbosh ikën milionerë! Ndaj mos të na çajnë karin si shumë me gjithë dumanin qe i bo gojore ramës agacit dhe veliajt

  7. JP, o Malok Mavi. Na e pershkrove gjeniun e shpelles me siguri, largpamesi, adhurim.

    Partizan si ty i duhet ketej rregjimi qe kunderbon era kerm.

    1. PARODIA

      Andrea Bocelli-La Voce Del Silenzio

      (LUI)

      Volevo stare un po’ da solo
      Per pensare tu lo sai’
      Ed ho sentito nel silenzio
      Una voce dentro me
      E tornano vive tante cose
      Che credevo morte ormai

      E chi ho tanto amato
      Dal mare del silenzio
      Ritorna come un’onda
      Nei miei occhi,
      E quello che mi manca
      Nel mare del silenzio
      Mi manca sai molto di più

      Ci sono cose in un silenzio
      Che non mi aspettavo mai
      Vorrei una voce

      Ed improvvisamente
      Ti accorgi che il silenzio
      Ha il volto delle cose che hai perduto
      Ed io ti sento amore,
      Ti sento nel mio cuore,
      Stai riprendendo il posto che
      Tu non avevi perso mai
      Che non avevi perso mai
      Che non avevi perso mai

      (LEI)

      L’amore è un’onda, che travolge,
      ci fa sentire uniti sai.
      E poi c’è il cuore, che batte forte,
      un energjia dentro te.
      Il mondo intorno a noi svanisce,
      La voce è l’unica realta.

      Tu con gli occhi dell’amato,
      Ogni volta che pensi tanto,
      Sei sempre pronto a ricominciar’ ,
      Dove hai lasciato il cuore.
      E quello che ti manca,
      È il sorriso che si accende,
      Ogni volta che pensi a me.

      Ci sono cose in un silenzio,
      Che puoi solo immaginare,
      Vorresti una voce.

      Ed improvvisamente,
      In un attimo tra cielo e terra,
      Ti senti come a volare.
      Ma il posto nel mio cuore,
      È occupato ormai da tempo,
      E insieme non possiamo stare.
      L’amore è la poesia piu bella,
      È la belleza di un tramonto,
      Che io non vedo piu con te!

  8. Numerat jane numra ?????
    Po u boshatis ai vend o truthare…
    Edi Kokaina e degjeneroi ate vend per interesat e tij, the tani, Albanistani eshte thjeshte principata e Edvin Turgut Rames.
    Tani per Spakun… po cfare gjyjate speciale leshi asht o bace, kur merret me ” krimet e paqena” te Berishes, dhe injoron miliardat e vjedhura nga mafia ne pushtet.

  9. O Mr. PIDHI!

    Po si mund te boshatiset nje vend ne mes te Europes?!

    Po je ne metraqi mo?!

    Ahhh! Boshatiset nga ata qe ke ne mendje ti?!

    E kujt i plasi kari?!

    Do mbushet nga ata te tjeret qe kam ne mendje une!

    Qe gjithsesi kujt i plasi kari?!

    Po ik o plak, ca merresh me keto pune se s’jane per ty!

  10. Sa do të mundohesh tua bësh të ditur patronazhistëve që jemi në neodiktaturë dhe Rama është neodiktator më I keq se Enveri është e kotë!!
    Ata nuk rinë të qetë pa parë opozitarë në burg o të vrarë.
    Për ata diktatura është ushqim shpirtëror.
    Për ata Rama është Mesia, udhëheqës legjendar paska e ka kthyer Shqipërinë në vendin e pensionistëve dhe të kriminelëve e ku drejtësia është pjesë integrale e kësaj neodiktature naziste!!

  11. Pse u cmend Meta pyt gazetari. Po kete e din gjith shqitparet o shoku. Te gjith kan vjedh e vazhdojn te vjedhin, po Meta eshte i vetmi nga te gjith qe eshte kap me ze e me figur. Tani do ket ndonje info qe po i bejn gati byrzylyket dhe ka filluar te bej si i cmendur e te flasi me kode mafjoze per te kerkuar pazar. Eshte ber me ruset, me Gruevskin, me greket nacinalista se mbase gjen ndonje shteg shpetimi. Perzuri guran dhe gjith ata qe i quante te besduar nga paranojat qe ka. Nje person qe eshte i ndershem e ska cfar te fshehi nuk ben sjellje te tilla. Ky keshtu si sillet duket sikur e ka te shrkuajtur ne ball qe eshte fajtor dhe eshte kapur me presh nga hetimet.

  12. Video e Priftit per Meten e cila per me teper u be shkak per çuarjen drejt vrasjes se atyre 4 qyqareve, rezultoi e manipuluar.
    Meta eshte politikan modern. Eshte e majta moderne dhe eshte lider natural i se majtes shqiptare.
    Ai flet ashtu per Dumb-manin sepse eshte ne fakt nje torollak i vene nga lobistet Rikane qe te mos jete ndonje tjeter qe t’ia hape petet e Lu peshkatarit dhe Juri fytyrebythes me korruptimin monumental qe i ka bere atyre eDroga, eDrama sebashku me dashkoren e vet qe vdes per fiq.
    Ç’mut prokurori eshte ai qe merret me çeshtje te mbyllura apo me çeshtje pa fakte e prova, per me teper duke burgosur politikisht nje lider opozite, e duke kercenuar tjetrin, kur ka vjedhjet qe jane kryer keto 12 vitet e fundit dhe qe i le te vazhdojne te zhvillohen?!
    Ç’mut prokurori eshte ai qe thote publikisht se Gjykatat vedosin si thote ky Dumb-man?!
    Ne fakt ketu ne kete vend, duhet te forcojme gjyqesorin me shume se te qahemi per politikanet. Ju media duhet te hetoni dhe flisni me shume per gafat e drejtesise, si trysni qe ajo te permiresohet.

    1. hahaha, rezultoi e manipuluar nga ekspertet shqiptar, por rezultaoi edhe e vertet nga ekspertet britanik dhe amerikan. Nuk je informuar mir. Pasi nuk u pelqeu ekspertiza e britanikeve dhe amerikaneve, moren ca shqiptar qe ta verificonin. Ti jeto me pralla sic ke ber deri tani. Te urresh Edi Ramen eshte ok, ka mekatet e veta, po te mbrosh hajduterin me argumenta idjote sic ben ti eshte e rend. Sipas llogjikes tende, po vodhe dhe vrave ca vite me par, ceshtja konsiderohet e mbyllur, nuk duhet te hetohet. Vetem po u kape direkt duhet te hetohesh. Po ja hodhe bythes dhe kaloi ndonje vit, behesh politikan modern dhe i zoti, se vodhe po ste kapen. Hajde idjot hajde.

  13. O shkulLlak ne vend te pikpyetjes ajo fjali eshte e verte,arsyet nuk jane rama dhe ‘regjimi’si e quan salihu metaj dhe ju opinionbersit qe merni fjale nga politika dhe doni ti mbushni mendjen publikut se po jetojme ne nje regjim,kur salihu vriste per te mbajtur pushtetin ju benit tifo neper studiot e tv,bota vetem pushtetin e salihut e ka quajtur Pushtet Gangesteresh,gazeta ku ke punuar ti e ka me titill kapital kete fjali.Akoma ka shpellkare nga skrapari qe i thurin elozhe nje spiuni si Ilir Metaj

  14. Me ndihmen e Ilirit rilindja erdhi npushtet prandaj Iliri po sh ikon pasojat e pa pergjegjshmeris se tije
    Por te vertet at duhen thene gjithmon e jo kur te preket interesi spese duke mbeshtetur nje kriminel psicopati more ne qafe nje po pull te tere emer

  15. Gjithe fajin e ka Mona. Nuk duhej te kishte denoncuar aferen e inceneratoreve qe e diskretiroi

    ramen dhe Veliajn. Tani le te presin pasojat.

    1. Mona beri shum mir qe denoncoi, po keshtu eshte kur hajduti bertet kapeni hajdutin. Prandaj nuk mund ta drejtojn opoziten njerez qe jan perlyer keq, se pastaj u mbyllet goja me nje hetim.

  16. Lexoni komentit te nje shpellkari me kollare dhe kopili i enverit tani i salihut,Gimi qe po jeton ne diktaturen ku salihu e salihistet e tjere cfare nuk nxjerrin nga Halja goje 24 ne 24 cdo dite te 11 vjeteve qe rama eshte kryeminister.

  17. Zëvëvëndësimi i kreut të SPAK, nga një ish hetues i kohës së diktaturës komuniste (Kraja), me një jurist me formim bashkëkohor si Dumani, me ndërhyrjen amerikane, ka sjellë një atmosferë të çoroditur në politikanët e korruptuar shqiptarë.
    Nga sikleti i zbulimit të aferave të tyre korruptive, po duket kjartazi se ata po e flakin tej lëvozhgën hipokrite të “intelektualit” e etikës qytetare, e po e tregojnë hapur para publikut formimin e tyre anormal e të mbrapshtë në nivelin e një ish brigadieri të ndonjë kooperative bujqësore..

  18. Shkarkohet gjyqtari që i dha Berishës vulën e PD, nuk justifikonte dot 93 mln lekë,nje shpellkar me pak i salihut jashte drejtesise,nje vendim gjykate pro salihut e beri kete cecen zhukri te pasur me 1 miliard leke,prandaj dhe dalin e protestojne byrektoret shpellkare salihu te paguan mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *